BallinaAktualitetStresi nga arratia: Do publikoj video se çfarë bën policia me qytetarët

Stresi nga arratia: Do publikoj video se çfarë bën policia me qytetarët

Nga arratia, Stresi i qetë në krevat: Ju tregoj ku jam, ky shansi i vetëm që kemi, do nxjerr videot

Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” ka shpërthyer në akuza të forta, sharje dhe ofendime kundër kryeministrit Edi Rama. Nga arratia, Stresi këmbëngul se nuk do të tërhiqet deri në largimin e Ardi Veliut nga detyra. E ndërsa mbrëmë vendosi ultimatum dhe kërcënoi me djegie të Tiranës, sot Stresi u tërhoq kur tha se “nuk jam me djeg Tiranën dhe asnjë” dhe se ndaj tij është hedhur baltë.

“Kanë e kanë shumë lehtë me dalë aty me thënë shkarkova këtë dhe shkarkova atë. E kemi të vetmin shans në jetë me vendosur fatin tonë. Të paktën do të jetë një mësim i madh për policinë shqiptare. Kam video, nuk kam publikuar asgjë, po pres me ua plasur pas protestës në darkë.

Kemi me i parë videot e tjera, janë shumë të vështira me i parë ca bën policia me njerëzit në Tiranë. Jam shumë dakord që policët nuk janë të gjithë njëlloj. Kur bën gabime dhe si kthen dot njerëzit lëri dhe ik ca do më. I pari që duhet të jepte dorëheqjen ishte Ardiu Veliu.

Unë nuk jam për me djeg Tiranën dhe as një, nuk jam me djeg, por ashtu shkoi situata u dogj. Shumë kanë hedhur baltë mbi mua” deklaron ai në rrjetet sociale. Policia prej dy ditësh e ka shpallur në kërkim, por Stresi duket i qetë në krevat, “Jam këtej nga origjina ime, jam duke parë lajmet, kam mbetur si gjyshi. Jam me nerva. Klodianin e kam takuar dy tre herë, nuk ka pasur njeri më të mirë, i dashur” thotë ai. Ultimatumin për shkarkimin e Ardi Veliut, kryeministri Edi Rama u ka thënë protestuesve që ta harrojnë dhe se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Uniformat blu e shpallën në kërkim për protestën e së mërkurës dhe njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qet qetësisë publike” “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular