BallinaUncategorizedVlorë/Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, policia jep detajet (PAMJE)

Vlorë/Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, policia jep detajet (PAMJE)

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vlorë, në afërsi të një lokali. “Panorama” mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maji, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia informon se të shtënat në ajër janë regjistruar pas një konflikti të çastit dhe po vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi paraprak

Më datë 11.12.2020, rreth orës 18:35, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Polici disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular