BallinaAktualitetGazetari identifikon policin që e dhunoi, i lehtëson punën SHÇBA dhe Prokurorisë...

Gazetari identifikon policin që e dhunoi, i lehtëson punën SHÇBA dhe Prokurorisë me përshkrimin fizik

Gazetari dhe moderatori i Televizionit Ora, Xhoi Malësia, identifikon efektivin e policisë që e dhunoi dhe fyeu brenda ambjenteve të komisariatit numër dy në kryeqytet pas shoqërimit  me forcë ndërsa transmetonte live protestën nga zona e 21 Dhjetorit.

Për tu ardhur në ndihmë autoriteteve ligjzbatuese, ai bën edhe përshkrimin e tij fizik.

Paraditen e sotme, gazetari dhe moderatori i Televizionit Ora, Xhoi Malësia, nën përfaqësimin e Komitetit Shqiptar të Helsikit, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për Policinë e Shtetit.

Në dëshmi, ai pretendon se shoqërimi nuk është bërë mbi bazën e legjislacionit dhe se liria i është mohuar në mënyrë të paligjshme.

Malësia: Sot në mëngjes kam kallëzuar penalisht Policinë e Shtetit, në Prokurorinë e Tiranës. Hetuesit dhe SHÇBA të veprojnë sa më parë. Ndërkohë, sot pasdite unë kam arritur të marr informacion përmes burimeve të mia mbi personin që më ka goditur në fytyrë. Policia po e mban të fshehtë. Që t’i ndihmoj në hetimet e tyre po ju them se efektivi peshon shumë. Kam përshtypjen se e thyen peshoren. Është edhe ca i gjatë. S’e nxe dera as për së gjeri e as për sa gjati. Ka një kokë sa nje top basketbolli. Ka një rekord negativ në trajtimin e të shoqëruave të tjerë dhe ka një gradë mesatare. Zgjidhni gjeagjëzën. Nëse Policia e fsheh, do ta zbuloj personalisht. Po i jap një shans institucioneve të tregohen të përgjegjshme. Koha nuk pret. Nxitoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular