BallinaBotaPekin 2022, sistem i avancuar për parashikimin e motit

Pekin 2022, sistem i avancuar për parashikimin e motit

Pekini ka ndërtuar një rrjet të avancuar të monitorimit dhe parashikimit të motit, për Olimpiadën dimërore, bënë të ditur autoritetet lokale kineze, citon “Xinhua”.

Qëkur mori të drejtën për organizimin e Lojërave Olimpike dimërore të vitit 2022, Pekini ka ndërtuar 17 staticione observimi meteorologjik, katër mbështetës në rast emergjence, në zonat e garave në Yanqing, si dhe tre stacione meteorologjike në zonat e garave në Pekin.

“Këta stacione janë në gjendje të monitorojnë shpejtësinë dhe drejtimin e erës, reshjet e shiut, temperaturën dhe lagështinë e ajrit, rrezatimin dhe elemente të tjera meteorologjike, 24 orë në 24”, -deklaroi Shi Shaoying, kreu i skuadrës së shërbimit meteorologjik të Yanqing, i cili theksoi se stacionet do të japin një ndihmesë të madhe sidomos për eventet e skive, të zhvilluara në mal, larg qytetit. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular