BallinaOP EDPërgjakja e ditës së rinisë. Fjalën, lirinë, shpresën dhe dritën s'do ketë...

Përgjakja e ditës së rinisë. Fjalën, lirinë, shpresën dhe dritën s’do ketë apokalips që e shuan

EDONA VUKSANLEKAJ
Brussels School of International Studies

Qe kemi pare shume ngjarje per nje vend kaq te vogel sa Shqiperia eshte absolutisht e pamohueshme, por ngjarja e 8 dhjetorit 2020 kalon cdo limit te mundshem. Nje 25 vjecar qe vritet disa metra larg shtepise se tij ku shkaku fillestar ishte thyerja e rregullave te karantines!!! Nje 25 vjecar qe del per pak minuta nga shtepia dhe nuk kthehet kurre me!!!
Aktualisht po analizohet dhe po hetohet nga institucionet perkatese per te zbardhur pisten e vertete te ngjarjes dhe per te vertetuar nese 25 vjecari, K.R. kishte apo jo arme me vete. Sikur ky hetim te lihet nen menaxhimin e qeverise, qe tani dihet me bindje te plote se cili do te jete versioni perfundimtar.
‘’Viktima mbante arme ne dore dhe polici e hetoi dicka te dyshimte e iu vu mbrapa por ne ndjekje e siper u ndje i rrezikuar me jete dhe duke perdorur kompetencen e uniformes qe mban veshur dhe per te parandaluar krimin qellon mbi 25 vjecarin.’’
Nje rezultat i tille do nxirrte ne pah punen produktive te ministrit te vyer te puneve te brendshme, zoti Lleshaj, ku disa dite me pare prononcohet per permiresimin e policise se shtetit duke deklaruar se ka arritur nje nivel historik qe nuk eshte pare te pakten ne 30 vitet e fundit. Me shume vetbesim dhe me nje fudullek indiferent deklaron se viti 2020 ka pasur vetem 49 vrasje dhe kjo duhet konsideruar si arritje edhe pse tani u bene 50 me vrasjen e Klodianit por perseri nuk i duken shifra alarmante. Ne perceptimin e tij kjo eshte e ashtuquajtura ‘’arritje historike e policise se shtetit te Shqiperise’’.
Megjithate, analiza e kesaj ngjarje nuk mbetet vetem tek ministri Lleshaj por tek zanafilla e gjithe kaosit qe po ndodh ne Shqiperi qe prej 8 vitesh. Eshte pikerisht Edi Rama qe pergjate ketyre viteve derrmoi ekonomine, popullsine, iu mori njerezve lirine, shpresen, te ardhmen e deri edhe jeten. Nderkohe qe Shqiperia perjeton ‘’rremujat’’ edhe njehere, ai gjendet ne SHBA duke luajtur cdo gur per sigurimin e vaksines! Te shpresojme qe te kthjellohet sa me pare te jete e mundur e te kuptoje qe vaksina ka dale dhe e di gjithkush se si sigurohet dhe patjeter qe as me levizjen e gurve e as te shkembinjve por me levizjen e duarve tua ne numerimin dhe investimin e parave qe zakonisht i depoziton ne xhepin tend.
Eshte pikerisht ky kryeminister qe ja beson Shqiperine llojit te vet dhe pastaj vjen ministri Lleshaj me permiresimin e policise se shtetit duke bere pjese te saj persona qe deri ate dite rrinin neper kafet e lagjes me shpresen qe te nxjerrin parate e cigareve duke kapur ndonje skedine, vjedhur apo mashtruar dhe pjesen tjeter nga koha e tyre e lire e kalojne duke pare filma aksion. Vjen pastaj mundesia dhe iu bie ne dore uniforma e policise dhe arma dhe i perfshin adrenalina e venies ne perdorim te saj duke harruar se ajo adrenaline po i merr jeten nje te pafajshmi, nje njeriu me plane per te nesermen, nje femije te prinderve apo nje vellai.
Eshte korrupsioni, amoraliteti dhe mungesa e theksuar e drejtesise ne qeverine shqiptare ajo qe con ne tragjedi te tilla dhe pastaj behet shkak per te njollosur uniformat blu pa te drejte vetem per shkak te nje te padituri qe mendon se po xhiron ndonje skene filmi.
Nje institucion i tille duhet pastruar nga persona te tille sa me pare qe policia te jete siguria e popullit dhe jo makthi i tyre.
Strategjia qe po ndjek kryeministri dhe te gjithe sherbetoret e tij per kete ngjarje eshte paralelizimi i vrasjes se 25 vjecarit me vrasjet e 21 janarit. Pra vrasjet qe u bene ne nje moment kur njerezit po i vinin flaken gjithckaje dhe po tentonin te hynin ne kryeministri qe ti jepnin pushtetin me dhune rilindasve po barazohet me vrasjen e nje te riu te pafajshem qe kishte dale te blinte cigare dhe po kthehej per ne shtepine e vet dhe e vetmja shkelje krejtesisht e pa dem ishte ajo e daljes jashte ne orarin kur qeveria ka arsyetuar se virusi leviz me se shumti dhe prandaj njerezit ne ate orar jane ne karantine.
Paralelisht me gjithe kete dhune dhe kaos qe keta po i bejne Shqiperise, ndermarrin edhe veprimin me te cuditshem ate te nderrimit te Kodit Penal duke rritur keshtu denimin per kedo qe kundershton policine. E cilen polici, kete qe te qellon brenda 3 minutave ndjekje!? Sigurisht qe nje veprim i tille eshte i miremenduar ne te gjitha aspektet sepse pervecse heq pergjegjesine nga policia dhe vete shteti per dhunen ndaj shoqerise civile gjithashtu ne menyre indirekte kercenon edhe shqiptaret qe te mos dalin ne protesta sepse ajo qe i pret eshte vetem dhuna dhe burgu.

Sikur te mos mjaftonte e gjithe kjo, supozohet edhe se denimi ndaj policit qe qelloi mbi 25 vjecarin pritet te jete deri ne 7 vjet burg nderkohe qe sikur Klodiani vetem te ishte plagosur, e sigurte qe denimi per te me akuzen e mosbindjes ndaj policise do ishte po deri ne 7 vite. Nje polic vrases dhe nje i pabindur ndaj policit vrases perballen me te njejtin denim dhe po, nje padrejtesi e tille ndodh ne Shqiperine tone.
Vertete Rama doli ne nje deklarate per kete ngjarje dhe e filloi me fjale te ndjera por pas 3 minutave te para filloi te nxirrte ne pah hipokrizine e tij duke na e shitur ministrin Lleshaj si hero qe vetem si hero nuk mund te shihet pasi ka qene vete ai qe ne 2018 ka deklaruar se fytyren e tij do e shihnim te pasqyruar tek policia e shtetit dhe me te drejten qe na jep vete ai, fytyren e tij e shohim te pasqyruar tek ai polic qe i mori jeten nje te pafajshmi. Nje ngjarje e tille ne menyre absolute nuk duhej perzier me asnje rast tjeter sepse edhe sikur te kene ndodhur ngjarje me te renda nuk mundet nje qeveri te justifikohet me gabimet e nje qeverie te kaluar sepse ketu nuk eshte gare per ngjarjet me te renda apo me te lehta por cdo qeveri qe vjen ne pushtet duhet te kete prioritet zhdukjen e indikatoreve negative.
Nuk ka asnje gje qe e zhben nje ngjarje te tille dhe qe i kthen jeten Klodianit, por solidarizimi i gjithe shqiptareve sot mund te thuhet me plot bindje qe eshte nje hap premtues drejt nje te ardhmeje te bashkuar dhe te fuqizuar per te mbrojtur lirine dhe te drejtat tona.
Ashtu sic ndodhi sot me te drejten e gjithe botes le te ndodhe neser e cdo dite derisa kjo bande kriminale te marre fund dhe termi ‘’rendi dhe qetesia’’ te kete vleren qe i takon e mos te mbetet vetem dicka teorike por te vihet ne praktike 24/7.
Ju mendoni se me erresiren qe po sillni cdo dite e me shume do mund te shuani driten e shqiptareve, tu hiqni te drejten e fjales, lirine, shpresen, te drejten per te kundershtuar dhe protestuar, por e keni gabim, sepse shqiptaret i kane mbijetuar te gjithe koherave deri me sot dhe nuk mund te dali nje parti politike e te vere ne loje nje komb te tere, emri i te cilit eshte ruajtur me vlera dhe fanatizem nga te paret tane. Fjalen tone, lirine, shpresen dhe driten qe ne kemi perbrenda sdo kete eklips qe do e zbehe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular