BallinaBotaKinë, hapet qendra e transferimit të teknologjisë

Kinë, hapet qendra e transferimit të teknologjisë

Një qendër e transferimit të teknologjisë u hap në në Qingdao, në provincën Shandong në Kinën lindore, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për transferimin e teknologjisë nën kornizën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), shkruan “Xinhua”. Qendra e Transferimit të Teknologjisë të SCO-së mbulon një sipërfaqe prej gati 20.000 metrash katrorë. Ajo është e ndarë në zona për transferimin dhe transformimin e teknologjisë, ekspozitë dhe shkëmbime kulturore, inovacione dhe shërbime të tjera. Qendra synon të ndërtojë një platformë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik, si dhe shkëmbime kulturore, ekonomike dhe tregtare. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular