BallinaAktualitetAktivisti nuk ndalet: Do kallëzoj policinë se më privoi nga liria për...

Aktivisti nuk ndalet: Do kallëzoj policinë se më privoi nga liria për 72 orë

Vilson Kulemani është një djalë i shkolluar. Mban syze, e mjekër, është goxha i artikuluar dhe nuk e ka frikë kameran.

Ai sot, ndodhet në arrest shtëpie pas vendimit të gjykatës dy ditë më parë, sepse mbi të rëndojnë 6 akuza duke përfshirë: Prishje e qetësisë publike, bllokimi i rrugëve, shkatërrimi i pronës publike, mosbindje e efektivit te policisë etj.

“Sapo mora vesh që isha në kërkim shkova në polici. Jam njohur dhe me akuzën që administron prokuroria dhe vetë prokurori tha se nuk administron asnjë provë ndaj meje. Masa arrest shtëpie bëhet për të na trembur ne që të mos marrim pjesë në tubimet në vazhdim.

Ditën e djeshme përfaqësuesi im ligjor apeloi masën për të ri parë masën. Jam në diskutim nëse duhet të ngre një kallëzim nga ana ime që po më pengohet liria ime, qoftë që u mbajta në komisariat 72 orë por edhe për të mos vazhduar aktivitetin tim të përditshëm përderisa nuk ka raporte shoqërimi apo prova që mua të më mbajnë në arrest shtëpie. Statusi im ligjor është I padënuar më parë dhe nuk është e drejtë. Do kërkoj revokimin e kësaj mase”,- thotë ai në lidhje telefonike Skype me Ora News.

Vilsoni deklaron se është një aktivist i njohur i PD, por thotë se tubimet nuk janë organizuar nga kjo parti.

“Në komisariat na kanë trajtuar mirë. Ndoshta edhe pse aty brenda ka kamera dhe s’kanë dashur të lënë gjurmë, por nuk ka ndodhur asnjë lloj dhune brenda komisariatit. Ndryshe nga sa ka ndodhur që në momentin e kapjes apo në fugonin e policisë. Ndaj meje nuk ka pasur dhunë në komisariat”,- thotë Vilson Kulemani.

“Jam dëshmitar që komisariatet kanë qenë të tej mbushur. Por s’dua të jem ekstrem për këtë këndvështrim sepse është situatë kaotike, sepse komisariatet janë projektuar për situata normale. Nuk janë plot komisariatet, janë më shumë se plot. Unë I kam bërë thirrje Avokatit të Popullit të vijë të shohë situatën sepse kemi ndenjur 3 vetë në një krevat”- u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular