BallinaKryesoreDhuna në protestë e shoqërimet e gazetarëve, Basha informon reporterët e Shqipërisë,...

Dhuna në protestë e shoqërimet e gazetarëve, Basha informon reporterët e Shqipërisë, ja detajet e bisedës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim virtual me reporterët Joseph O’Reilly nga Irlanda, njëkohësisht dhe reporter i EPP/CD, si edhe me Petter Eide nga Norvegjia.

Burime nga PD bëjnë të ditur se në fokus të bashkëbisedimit me reporterët, ishte situata e ditëve të fundit dhe vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.

Mësohet se gjatë bashkebisedimit z.Basha, informoi reporterët edhe me pengimin e së drejtës së informimit dhe me shoqërimin dhe dhunumin e disa gazetarëve, duke sjellë një shkelje flagrante të lirisë së medias në vend.

Gjatë bisedës ai i solli në vemendje reporterëve shkeljen e të drejtave të njeriut nga dhuna e policisë.
Mësohet se takimi i planifikuar me reporterët ka patur si temë diskutimi dhe zhvillimet e fundit të situatës së pandemisë, ekonomisë dhe politikës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular