BallinaAktualitetVENDIMI/Qeveria ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait

VENDIMI/Qeveria ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, pension të posaçëm babait

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë. Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj. Një tjetër element që bie në sy në vendim, është fakti se aty shkruhet se vrasja ishte aksidentale.

2c5838f6 Bc8d 4604 A235 A757599daf9b

Vrasja e të riut ngjalli debate të ashpra në publik, ku tashmë prej ditësh po mbahen protesta në vend kundër qeverisë. Kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, tashmë protestuesit kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular