BallinaAktualitet'Donin të na ekzekutonin në Tiranë...'/ Berisha rrëfen kërcënimet gjatë vizitës së...

‘Donin të na ekzekutonin në Tiranë…’/ Berisha rrëfen kërcënimet gjatë vizitës së parë të Rugovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e sotme, në lidhje me kërcënimet reale gjatë vizitës së parë të Rugovës në Tiranë.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Berisha rrëfeu se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e tij të parë në Tiranë.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular