BallinaAktualitetEMRI/SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së

EMRI/SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e LSI-së

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet duke çuar në gjyq ish-kryetaren e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e zgjedhur nga radhët e LSI-së në vitet 2015-19. Zamira Rami akuzohet për shpërdorim detyre.

Konkretisht. SPAK thotë se nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish–kryetarja e bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të Dritan Sakos dhe Teodorti Xhait dhe duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesë milionë e gjashtëqindmijë e pesëqind e njëzetë) lekë” thotë SPAK

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular