BallinaKryesore“Femër e pacipë, dukesh që gënjen!”- Arjan Konomi i kthehet i revoltuar...

“Femër e pacipë, dukesh që gënjen!”- Arjan Konomi i kthehet i revoltuar konkurrentes së “Përputhen” pas fotove me Arjon Lulin në shtrat: E paske gojën brisk…

Fotoja që Arjon Luli publikoi me Ana Lleshin në shtrat, ka pothuajse dy javë që po bën xhiron e rrjetit.

Mbrëmjen e djeshme, konkurrenti i “Përputhen” sërish nuk u shfaq në emision, por u transmetua videoja nëpërmjet së cilës ai tregonte të vërtetën sipas tij, dhe ku i kërkonte falje edhe familjarëve të Anës.

Pas kësaj, u realizua një lidhje me “Skype” me 26-vjeçaren, e cila pranoi që Arjoni kishte qarë para saj dhe se i kishte kërkuar të largoheshin nga emisioni për të krijuar një familje bashkë, por mohoi t’i kishte dhënë shpresa apo t’i kishte bërë premtime.

Kjo situatë u analizua edhe nga opinionisti Arjan Konomi, sipas të cilit, Ana Lleshi është ajo që po gënjen në këtë histori.

Pjesë nga biseda:

Arjan Konomi: Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj! Vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë me mua, që më thua ke folur me Arjonin që ndryshove krah. Mendoj që thua gënjeshtra.

Ana Lleshi: Të premten më mbështete, tani mu ktheve me shpatë!

Arjan Konomi: Sepse ishe e prekur, s’të bëra pyetje. E paske gojën brisk për të folur në këtë situatë. Të më thotë ke folur me Arjonin ti dhe se ke ndryshuar mendim.

Ana Lleshi: Brisku është për t’u rruar Arjan. Duhet të jesh asnjanës.

Arjan Konomi: S’do ma tregosh ti si do jem. Mendoj që gënjen! Dukesh që gënjen! Ke pasur lidhje me Arjonin.

Ana Lleshi: Do më kërkosh falje publike.

Arjan Konomi: I bëjnë gjërat dhe i mohojnë me pafytyrësi.

Ana Lleshi: Do jua vërtetoj me fakte që e kundërta do të dalë në dritë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular