BallinaKronikeVIDEO/Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Anton Keli, FNSH...

VIDEO/Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Anton Keli, FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Rrëshen

Një tjetër vrasje tronditi sot Rrëshenin duke rikthyer në vëmendje sagën e ekzekutimeve në këtë qytet.

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje pasditen e sotme në Rrëshën nga disa persona ende të paidentifikuar. Aktualisht FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Rrëshen dhe po krehin zonën për kapjen e autorëve.

Mësohet se Keli jetonte vetëm me nënën në Rrëshen, ndërsa të gjithë familjarët e tjerë ishin në Gjermani. Ai punonte si taksi dhe u qëllua me breshëri brenda mjetit që përdorte edhe për punë.

Vrasja e 51 vjeçarit Anton Keli, kushëriri i Armando Gjinit dhe Preng Gjinit, vijon sagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë.

Në 4 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar disa persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular