BallinaKronikeBabai i Klodian Rashës rrëzon Prokurorinë: Djali kishte dëmtime të rënda në...

Babai i Klodian Rashës rrëzon Prokurorinë: Djali kishte dëmtime të rënda në kokë…

Qazim Rasha, i ati i të riut që u ekzekutua nga policia, shprehu habi për faktin që djali i tij Klodian Rasha ishte dëmtuar rëndë.

Në intervistë për News24, i ati tha se e kishte parë me imtësi trupin e të ndjerit dhe kishte konstatuar me habi se Klodiani ishte me kokë të dëmtuar ku në morg i ishin bërë disa qepje, po ashtu fytyra ishte dëmtuar shumë.

“Djali ka 10 a 12 qepje në pjesën e kafkës. Si mund të ndodhë kjo? Plumbi nuk e çan kafkën. Është i bastarduar edhe nga fytyra. Edhe në shpatull… nuk ishte vrasje për tejkalim… por ishte vrasje me dashje, vrasje me dashje, vrasje me dashje“, theksoi Rasha.

“Vrasja e djalit tim nuk ishte një vrasje e çfarëdoshme, ishte një vrasje makabër”, ka përfunduar Qazim Rasha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular