BallinaBota"Bota do shohë shumë vdekje të tjera"/ Bill Gates: Bllokimet mund të...

“Bota do shohë shumë vdekje të tjera”/ Bill Gates: Bllokimet mund të zgjasin deri në vitin 2022

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se vendi do të shohë shumë “vdekje të tjera” të lidhura me coronavirusin nëse kombi nuk ndjek masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së rrezikshme.

Bill Gates tha për CNN se baret dhe restorantet në pjesën më të madhe të vendit do të jenë të mbyllura dhe, “fatkeqësisht, është e dhimbshme, por e duhura për të luftuar kundër COVID-19”.

Sipas Gates, deri në verën e 2021, jeta do të jetë “shumë më afër normales” sesa tani, por edhe deri në fillim të vitit 2022, rreziku i rikthimit të virusit do të mbetet, tha Gates.

“Për nëntë muaj të tjerë, tubimet e mëdha publike do të jenë akoma të kufizuara. Por ne mund të shohim tani që diku nga dymbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë muaj kemi një shans për t’u kthyer në normalitet”, përfundoi ai.

Javën e kaluar, themeluesi i Microsoft deklaroi se ai nuk beson se bota do të kthehet plotësisht në jetën normale deri në gjysmën e vitit 2022.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular