BallinaBotaBashkëpunimi ne përballimin e ndryshimit të klimës,domosdoshmeri jetike

Bashkëpunimi ne përballimin e ndryshimit të klimës,domosdoshmeri jetike

Kina u shpreh se është e gatshme të forcojë bashkëpunimin dhe veprimin ndërkombëtar për përballimin e ndryshimit të klimës, duke vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe duke shfaqur vendosmërinë e saj për të trajtuar sfidën globale. Kështu u shpreh Jia Guide, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Traktateve dhe Ligjeve të Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë një konference shtypi në Pekin në përgjigje të pyetjeve mbi Samitin e Ambicies për Klimën të mbajtur të shtunën e kaluar.
Kina do të mbështesë frymën e fjalimit të presidentit Kinez Xi Jinping në Samitin e Ambicies për Klimën të OKB-së, duke përfshirë tre propozime të bëra prej tij, tha Jia.
Në samit, presidenti Xi vuri në dukje se vendet e ndryshme duhet të thellojnë bashkëpunimin dhe të bëjnë përparime të reja në qeverisjen e ndryshimit të klimës. Udhëheqësi kinez u bëri thirrje të gjithëve që të përpiqen brenda mundësive të tyre dhe kërkoi një qasje të re për rimëkëmbjen e gjelbër, duke shtuar se Kina do të prodhojë 1.2 miliard kilovatë energji diellore dhe ere.
Li Gao, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë kineze të Ekologjisë dhe Mjedisit, shtjelloi objektivat specifike të Kinës për klimën për vitin 2030.

Ai tha se masat e propozuara nga presidenti Xi në samit kanë manifestuar vendosmërinë e Kinës për të trajtuar në mënyrë aktive dhe brenda mundësive të saj krizën globale të ndryshimit të klimës dhe për të çuar përpara ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kina do të ulë lëshimet e karbonit për njësi të PBB-së me 65 për qind krahasuar me nivelin e vitit 2005, do të rritë pjesën e lëndëve djegëse jofosile në rreth 25 për qind dhe do të shtojë vëllimin e rezervës pyjore me 6 miliardë metra kubë në krahasim me nivelin e vitit 2005.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular