BallinaKryesoreBesnik Mustafaj: Policia urdhërohet nga politika! Rama vuri Çuçin për ta komanduar...

Besnik Mustafaj: Policia urdhërohet nga politika! Rama vuri Çuçin për ta komanduar për zgjedhje

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj emërimi i Bledi Çuçit në vend të Sandër Lleshajt është strategji e Ramës për të mbajtur në kontroll Policinë e Shtetit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, Mustafaj deklaroi se në këtë mënyrë Rama do të ketë në këtë ministri një person të butë siç e cilësoi ai, i cili do bindet të vërë policinë në dispozicionin e tij.

“Kryeministri po e mban nën kontroll për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që lidhen me karakterin e butë dhe të dobët të Bledi Çuçit. Rama nuk është karakter i butë siç dihet. Nëse ministri i Brendshëm do marrë urdhër të përdorë policinë për zgjedhjet që është vërejtur në dy dosje të hetuara, del që është përdorur policia e shtetit për zgjedhje. Po as Sandër Lleshaj nuk mund ta bënte. Nuk kanë munguar ligjet për të ndëshkuar shkelësit por ushtrimi i kompetencave që jep ky ligj.

Nisur nga fakti si u aprovuan ato dhe si u shkua në vazhdim të shkeljes së 5 qershorit nuk kam besim se do jenë më shumë se ligje në letër.   Policët këtu te ne marrin urdhra nga politika. Erdhi Edi Rama nga SHBA dhe policia u egërsua. Policia duhet të përballojë me dinjitet protestuesit që ka përballë. Mosbesimi i të rinjve te politika është shqetësues. Opozita duhet të jetë shumë më përpara se maxhoranca sepse përfaqëson shpresën“, deklaroi Besnik Mustafaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular