BallinaKronikeFOTO/Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në erë shtëpinë

FOTO/Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në erë shtëpinë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qyteti bregdetar.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur Feta Baroti 75-vjeç, pronari i banesës.

Raportohet se bombola e gazit, e cila ndodhej në kuzhinë, ka shpërthyer pasi ka rënë tavani në këtë pjesë të shtëpisë duke e zënë poshtë atë.

Kjo ka krijuar atë shpërthim e cila ka lënduar 75-vjeçarin i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në

Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në

Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në

Shpërthim i fuqishëm në Durrës, bombola e gazit hedh në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular