BallinaKronikeKonfirmohet në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Konfirmohet në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Konfirmohet në detyrë Florjan Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjyqtari u përball të mërkurën me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e Vettingut për gjyqtarin kryesohej nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin, të cilët arritën në përfundimin se Kalaja nuk ka probleme në asnjë kritretet e vlerësimit.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Florjan Kalaja ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës.

Në vitet 2016-2019, ai ka punuar edhe si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular