BallinaEkonomiLazimi: Pushteti ekonomik ka eklipsuar atë politik, katër individë të fuqishëm përcaktojnë...

Lazimi: Pushteti ekonomik ka eklipsuar atë politik, katër individë të fuqishëm përcaktojnë rregullat e lojës

“Transparency International” ka publikuar raportin më të fundit lidhur me korrupsionin në Shqipëri sipas të cilit korrupsioni është në nivelet e kapjes së shtetit.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, thotë se raporti nuk është asgjë më shumë sesa certifikimi i problemeve të njohura tashmë.

Lazimi: Shqipëria gati po kalon një “kuazi- shtet”. Kemi një personalizim të institucioneve, e kam fjalën për tregun. Liria e tregut dhe konkurrencës në të gjithë raportet shohim se ka një dominim të një pakice. Pushteti politik është diktuar sa vjen e më tepër nga një pushet ekonomik. Katër individë të fuqishëm ekonomikë përcaktojnë rregullat e lojës dhe vendimmarrjet politike. Këtu nuk kemi dy pushtete të ndara. Kemi pushtetin ekonomik që ka eklipsuar të gjithë pushtetin politik.

Në raport evidentohej dhe koncesioni për rrugën Milot-Fier. Për Ora News, Lazimi thotë se investimet publike janë bërë në mënyrë klienteliste.

Lazimi: Në koncesionet e rrugëve ka një lloj refletimi abuziv dhe shumë të dukshme që investimet publike janë bërë në mënyrë minimalisht klienteliste dhe nuk kanë asnjë vlerë për interesin publik. Shikoni ku shkojnë paratë dhe kush i merr këto tendera. Ndërsa dikur kishte një farë gare sot ka shumë pak kompani ndërkombëtare që janë të gatshme të konkurrojnë për para publike të buxhetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular