BallinaAktualitetAbuzoi seksualisht me 74 vajza, merret vendimi për ish-drejtoreshën izraelite

Abuzoi seksualisht me 74 vajza, merret vendimi për ish-drejtoreshën izraelite

Gjykata më e lartë e Izraelit ka vendosur që një ish-drejtoreshë e akuzuar për abuzim seksual të vajzave në një shkollë në Melburn të ekstradohet në Australi.

Malka Leifer u rikthye në vendlindjen e saj, Izrael në 2008 pas akuzave të rënda nga autoritetet australiane ku jetonte. Mbi të rëndojnë akuzat për 74 abuzime seksuale.

Gjykata e lartë e refuzoi kërkesën e të akuzuarës për të mos u ekstraduar, ndërkohë që nuk ka pranuar asnjërën prej akuzave.

Çështja është zvarritur për vite me radhë, duke acaruar edhe marrëdhëniet midis Izraelit dhe Australisë.

Në vendimin e shpallur të martën, Gjykata e Lartë tha se të gjitha diskutimet janë mbyllur dhe ekstradimit merr efektin përfundimtar.

Leifer akuzohet për sulme seksuale ndaj vajzave në shkollën ultra-ortodokse hebraike Adass Israel në Melburn, ku ishte edhe drejtoreshe.

Autoritetet australiane u përpoqën ta ekstradonin atë në vitet 2014 dhe 2016, por Leifer u cilësua e paaftë mendërisht për gjykim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular