BallinaBotaBisedimet mbi "Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE" arritën përparim të rëndësishëm

Bisedimet mbi “Marrëveshjen e Investimeve Kinë-BE” arritën përparim të rëndësishëm

Kina dhe BE-ja zhvilluan bisedimet e raundit të 35-të për “Marrëveshjen e Investimeve Kinës-BE”. Lidhur me këto bisedime, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha në një konferencë shtypi se dy palët u përqendruan në çështje të mbetura të përmbajtjes së listës dhe arritën përparim të rëndësishëm. Të dyja palët do të vazhdojnë përpjekjet për të realizuar objektivin e përcaktuar nga udhëheqësit e dy palëve.
Në nëntor të vitit 2013, nisën bisedimet e Marrëveshjes së Investimeve midis Kinës e BE-së gjatë Takimit të 16-të të Udhëheqësve Kinë-BE. Në prillin e vitit 2019, në deklaratën e përbashkët të Takimit të 21-të të Udhëheqësve Kinë-BE, dy palët përcaktuan objektivin e nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2020.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës, nga janari deri në nëntorin e këtij viti, BE-ja si partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës, eksporti i Kinës në BE ishte 2.45 trilionë juanë duke u rritur 7%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular