BallinaAktualitetFOTO/ Sporti në zi! Ndahet nga jeta-ish futbollisti i njohur shqiptar

FOTO/ Sporti në zi! Ndahet nga jeta-ish futbollisti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta ish futbollisti i Partizanit, Sabri Balla. Lajmin e bën të ditur presidenti i FSHF, Armand Duka si dhe klubi i Partizanit.

Duka vlerëson kontributin e tij në rradhët e kësaj skaudrave dhe ekipeve kombëtare të moshave.

“Në këto ditë të vështira, lajmi për një tjetër humbje, na trishton sërish. Humbja e Sabri Ballës, ish-futbollistit të Partizanit na ka krjuar një tjetër boshllëk. Ai dha një kontribut të vyer në radhët e kësaj skuadre dhe ekipeve kombëtare të moshave, duke mbetur në mendjet e tifozëve.Nuk ju shkëput futbollit, derisa fati e ndau me të, përjetësisht. Qoftë i parajsës!”, shkruan Duka.

Postimi i Partizanit:

Ndahet nga jeta-ish futbollisti i Partizanit Sabri Balla. Siç na bëjnë me dije miq dhe bashkëpunëtorë të faqes sonë, është ndarë sot nga jeta në moshën 54-vjeçare, ish-futbollisti i talentuar i Partizanit, i sezoneve 1984-85/1985-86, Sabri Balla, Bikja. Ai se fundmi vuante nga diabeti. Një lajm shume i keq për gjithë dashamirët e Partizanit.

Bikja, i datëlindjes 1966, ka dalë si lojtar nga akademia e Partizanit. Në sezonin 1984-85, ai bëhet pjesë e Partizanit, ku si 18-vjeçar u fut në formacion bazë. Ishte një mesfushor i palodhur, i fuqishëm dhe inteligjent, që luajti një sezon mjaft të mirë, kur u thirr edhe në ekipin Shpresa, ku një vit më vonë mbajti edhe shiritin e kapitenit të ekipit kadet kombëtar në ballafaqimin në Berat ndaj Greqisë.

Ndërkohë që ka qenë edhe lojtar titullar fiks i ekipit kombëtar të 18-vjeçarëve dhe shumë herë kapiten i saj, në një ekip ku ishin edhe 2 lojtarë të tjerë të Partizanit, si Niko Frashëri apo Edi Kacaci. Ai ishte pjese e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërisë më 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro etj.

Edhe në sezonin 1985-86 ishte në ekip, ndërkohë që sezonin pasardhës e la futbollin për arsye dëmtimi të parikuperueshëm. Ngushëllime familjes dhe të afërmve. I paharruar kujtimi dhe vitet e bukura të Bikes me fanellën e Partizanit.

FOTO/ Sporti në zi! Ndahet nga jeta-ish futbollisti i njohur shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular