BallinaSportNdarja nga jeta e Sabri Ballës, reagon Duka: Humbja e tij na...

Ndarja nga jeta e Sabri Ballës, reagon Duka: Humbja e tij na trishtoi shumë!

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Partizanit, Sabri Balla, ishte një lajm i trishtë për të gjithë futbolldashësit dhe veçanërisht tifozët e klubit kryeqytetas. Edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas këtij lajmi të dhimbshëm, duke shprehur keqardhjen për këtë humbje të parakohshme të ish-futbollistit që ka dhënë një kontribut të vyer për futbollin shqiptar.
“Në këto ditë të vështira, lajmi për një tjetër humbje, na trishton sërish. Humbja e Sabri Ballës, ish-futbollistit të Partizanit na ka krijuar një tjetër boshllëk. Ai dha një kontribut të vyer në radhët e kësaj skuadre dhe ekipeve kombëtare të moshave, duke mbetur në mendjet e tifozëve. Nuk ju shkëput futbollit, derisa fati e ndau me të, përjetësisht. Qoftë i parajsës!”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij të ngushëllimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular