BallinaKronikeShpallet në kërkim djali i çiftit shqiptar që u gjet i masakruar...

Shpallet në kërkim djali i çiftit shqiptar që u gjet i masakruar në Itali

Zbulimi i tmerrshëm i 4 valixheve pranë autostradës Firence – Pisa-Livorno brenda të cilave u gjetën të copëtuar dy trupa njerëzorë shkoi të gjithë opinionin në Itali. Ngjarja horror u lidh menjëherë me emrat e shqiptarëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, që rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015.

“Corriere della Sera” shkruan se tashmë është konfirmuar se bëhet fjalë për çiftin nga Vlora. Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin e tyre, 33-vjeçarin Taulant Pasho, si personi që i pa prindërit, ditën kur ata u zhdukën.

I riu ishte dënuar me 4 vite burg për posedim të lëndëve narkotike. Më 2 nëntorin e 5 viteve më parë, Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar dhe përqafuar djalin e tyre, që më fund do t’i shpëtonte qelisë dhe do të lirohej. E njëjta ditë që pretendohej të ishte e gëzueshme, rezultoi krejtësisht fatale; burrë e grua humbën gjurmët, për t’u gjetur gjysmë dekade më pas, të copëtuar dhe futur në valixhe.

Taulant Pasho mendohet se është personi kyç që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së prindërve të tij, të cilët udhëtuan nga Shqipëria për ta takuar. Sipas raportimeve nga mediat fqinje, trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, 62 dhe 60 vjeç, mund të kenë qëndruar në kanal për muaj të tërë, ndoshta edhe me vite.

Teksa vrasja e çiftit mbetet enigmë, hetimet, të kryera nën komandën e nënkolonelit Carmine Rosciano po marrin në konsideratë disa pista. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje ndaj Taulantit, për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar. Në këtë kohë vajza e çiftit, Dorina kishte marrë një telefonatë anonime, ku i kishin thënë se nëna e saj nuk do i përgjigjej më.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular