BallinaKronikeGabimi që nxori zbuluar vrasësit e efektivit Xhulio Prela, çfarë filmuan kamerat

Gabimi që nxori zbuluar vrasësit e efektivit Xhulio Prela, çfarë filmuan kamerat

Pasi policia njoftoi se ishin identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar autorët e vrasjes së Xhulio Prelës, efektiv i forcave ‘Shqiponja’, detaje të reja janë zbuluar ku vrasësit kanë bërë një gabim amatoresk duke u larguar me kamion.

Burimet bëjnë me dije se autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë.

Edhe pse aktive, lentet nuk i kishin kapur dot fytyrat e autorëve, por kanë filmuar mjaftueshëm për t’i nxjerrë zbuluar. Mësohet se fillimisht është identifikuar makina që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Dhe më pas fijet janë lidhur me njëra-tjetrën deri tek zbulimi i identitetit të autorëve.

Mesa duket gabimi që agresorët ka qënë fakti se nuk i kanë zhdukur mirë provat dhe kanë përdorur kamion për t’u larguar nga vendngjarja, një mjet që bie në sy dhe është lehtësisht i identifikueshëm për shkak të numrit të vogël që është në qarkullim, në dallim me mjetet e tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh, një pistë kjo që është hetuar por është rrëzuar nga grupi hetimor.

Gabimi që nxori zbuluar vrasësit e efektivit Xhulio Prela,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular