BallinaKronikeIdentifikohen 2 personat që ekzekutuan efektivin e FNSH-së, shpallen në kërkim ndërkombëtar

Identifikohen 2 personat që ekzekutuan efektivin e FNSH-së, shpallen në kërkim ndërkombëtar

Dy persona janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarit, Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç.

Burimet për ABC bëjnë me dije se për ngjarjen grupi hetimor ka arritur të zbardhë detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.

Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, përderisa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.

26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.

Ngjarja

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Xhulio Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ishte duke udhëtuar nga Tirana për në Shkodër. Pasi u qëllua, makina tip “Volkswagen” ka ecur në gjendje të lirë për disa qindra metra duke përfunduar në anë të rrugës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular