BallinaKryesore643 gola/Messi falënderon Pelen pas mesazhit urues për rekordin e arritur

643 gola/Messi falënderon Pelen pas mesazhit urues për rekordin e arritur

Lionel Messi ka falënderuar legjendën braziliane, Pele, pasi ky i fundit e uroi argjentinasin për barazimin e rekordit të tij.

Kapiteni i Barcelonës shënoi të shtunën në barazimin 2-2 ndaj Valencias dhe me këtë gol barazoi një rekord të madh të mbajtur për shumë vite nga Pele.

Messi arriti kuotën e 643 golave të shënuar me Barcelonën, duke barazuar rekordin e Peles për më shumë gola për një klub të vetëm.

Pas këtij rekordi, Pele uroi Messin me fjalët më të mirë, ndërsa tani argjentinasi e ka falënderuar për urimin.

Argjentinasi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar Pelen për urimin e tij.

“Faleminderit shumë për mesazhin tuaj të dashur, Pele”.

“Ishte vërtet bukur të shihje se çfarë kuptimi kanë ato fjalë që vijnë nga dikush aq i madh sa ti”.

“Ju dërgoj një përqafim të madh!!”, ka shkruar Messi në profilin e tij privat. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular