BallinaKronike'Do të presim kokën', kërcënohet me vdekje ish-oficeri i Krimeve të Rënda...

‘Do të presim kokën’, kërcënohet me vdekje ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Elbasan

Ish-oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit, Abaz Lala, është kërcënuar me jetë.

Sipas “Panorama”, dy ditë më parë, në shtëpinë e tij kanë shkuar dy persona, njëri prej të cilëve i ka thënë “do ta pres kokën”.

Lala jeton prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa ishte kthyer vetëm pak ditë më parë.

Ai ka bërë menjëherë denoncimin pas kërcënimit, por policia nuk ka mundur ende të identifikojë e arrestojë personat që kanë kërcënuar me jetë ish-oficerin.

Ish-oficeri i lartë i drejtorisë së policisë Elbasan ka njoftuar menjëherë në nr 129 dhe ka shkuar për të kryer kallëzim penal pranë Drejtorise se Policisë.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 48 ore nga kërcënimi, policia ende nuk ka mundur të identifikoje e arrestojë personat që kanë kërcënuar më jetë oficerin Abaz Lala dhe anëtarët e familjes së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular