BallinaKronikeHorror në Itali/ Babai ther me thikë dy fëmijët e tij të...

Horror në Itali/ Babai ther me thikë dy fëmijët e tij të mitur, më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovës në Itali. Mediat raportojnë se një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç.

Më pas, me të njëjtën thikë, mësohet se ai i ka dhënë fund edhe jetës.

Arsyet e kësaj ngjarje makabre janë ende të panjohura, por mediat raportojnë se 49-vjeçari ishte i ndarë nga gruaja e tij dhe fëmijët po kalonin disa ditë me babain.

Mësohet se ai i ka qëlluar me thikë fëmijët, ndërkohë që ata ishin në gjumë.

Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë per zbardhjen e rrethanave te krimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular