BallinaKryesoreImpresione nga 22 personalitete për romanin "Anja" të Ahmet Prençit

Impresione nga 22 personalitete për romanin “Anja” të Ahmet Prençit

Romani “Anja” i Ahmet Prençit ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. I shkruar me mjeshtërinë që e karakterizon autorin, ky libër këto kohë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit në libraritë e vendit, si në Tiranë ashtu edhe në rrethe. Impresionet pas leximit kanë qenë të shumta, ku në adresë të autorit Ahmet Prençi, kanë shkuar me qindra shënime, apo shkrime rreth botimit më të ri të tij, por sot startneës.al zgjodhi të sjellë atë që 22 personalite të letrave ose jo që kanë thënë për “Anjan”. Sjellim sot, impresionet e ambasadorëve dhe publicistëve Arben Çejku, Afrim Krasniqi dhe Flamur Gashi, të artistit Skënder Cala dhe Halil Ramës, shkrimtarit Ramiz Gjini, publicistit Altin Gjeta, politikanëve Jemin Gjana, Ferit Ringaj dhe Pjerin Ndreu, specialistit të sigururisë Pëllumb Nako, si te tjerë personalitete si; Greta Drishti, studiuesja Emi Krosi apo dhe Sokol Parruca, Luan Lusha, Kostandin Koliqi, Ervin Doda, Sehit Beluli, Edlira Teferici! Bedri Zyberaj dhe Tomor Kotarja.
1. Skënder Cala
“ANJA” romani i pare, i poetit tone Dibran Ahmet Prençi , po sa mbarova se lexuari me nje fryme; sepse emocionet faqe pas faqe sa vine e shtoheshin dhe nuk doja te mbaronte kurre.Anja, me terhoqi si magnet, ku ne cdo fraze, ne cdo faqe, fjala e bukur Shqipe rrjedh si uje burimi e qe befason me figuracionin artistik te perdorur me aq thjeshtesi, elegance ,mencuri dhe aq natyrshem.Nuk di te thom, ne ç’shkalle ka germuar fantazine autori;por di te thom se historia e treguar me aq mjeshtri e vertetesi artistike , po aq toksore, vetiu te krijohet kenaqesia qe nje talent  i ri me permasa te medha po i shtohet letrave Shqipe; ku Anja dhe Antoni, dashuria e tyre ne aq pak kohe, i rri si kurore Hyjnore Romanit .Nje fund sa dramatik, po aq i lumtur dhe domethenes; ku trashegimtari, si nje thyse bime lulzon tek Arbri.
Falenderoi autorin Prenci , qe ne keto muaj izolimi, na dhuroi kete veper kaq te bukur dhe domethenese edhe per gamen e gjere te problemeve qe trajton, ne aktualitetin e hidhur qe po jetojme. Lexoni “Anjen” sepse do krijoni bindjen se lexuat nje autor te madh me permase jo vetem kombetare. Respekte dhe urime autorit ne vepra te reja.
2. Flamur Gashi
“ANJA” romani i parë i Ahmet Prençit !
Romani “Anja” i Ahmet Prençit, është një ogur i mirë se letësisë sonë, në këtë kohë të pa kohë po i vjen bindshem një autor dinjitoz dhe  pendë që do të lexohet dhe do të mbahet mend gjatë për cilësinë e veprave të tij.
Tek “Anja” ëmbël dhe pa tepri, na ravijëzohet fati si mbret i botës dhe dashuria si mbret i fatit dhe çdo gjëje në botë.
Dashuria për jetën dhe të jetuarit për dashurinë, janë “ethet” e romanit “Anja”,  që nuk të iken nga dora pa e lexuar deri në rreshtin e fundit.
Çdokush nga ne e gjen veten të Antoni dhe Anja, por edhe ai që nuk e gjen sadopak veten në këto dy personazhe të ketij romani,  në fund të leximit të tij do ta lëshoj një ofshamë për veten, për jetën, për dashurinë, për çdo gjë  që jetës i jep kuptim, që dashurisë i jep jetë dhe jetës i jep dashuri…
“Anja” është një ofshamë për jetën kushtuar dashurisë dhe për dashurinë përkushtuar jetës…Nëpërmjet Antonit dhe Anjës shtjellohen bukur, pa tepri, plot elegancë dhe me finesë, doket, zakonet, traditat, historia, vuajtjet, dinjiteti, e djeshmja dhe e sotmja e jonë…
Të lumtë penda dhe mendja, miku im ! Lexim të  këndshëm çdokujt qe e lexon këtë roman…
3. Ramiz Gjini
Sot më erdhi me postë në Neë York një dhuratë e çmuar: romani i parë i titulluar “Anja”, i mikut tim, poetit dhe shkrimtarit Ahmet Prençi.
A nuk është ky një ngushëllim për çastet kur ndodh të më mbërthejë mërzia e thellë prej mendimit, se duke shkruar libra, po bëj një punë të kotë, pa bereqet?!
Ngushëllim, se na paska edhe një tjetër “bjerraditës” si unë e të tjerë dibranë, që bëjmë të njëjtën gjë? Se kam edhe një tjetër sivëlla letrash, që edhe ai, ka shumë për të treguar me anë të shkrimit, si mënyra më e bukur e rrëfimit? Faleminderit, i dashur Ahmet. Urimet e mia të përzemërta për romanin “Anja”.  Dhe me spirale të tjera rrëfimore në të ardhmen.
4. Pëllumb Nako
Anja.
Pas vellimit me poezi, te ndjekur nga një përmbledhje shkrimesh me natyrë publicistike, Ahmet Prençi këtë radhë i drejtohet publikut me një roman, Anja. Roman i shkruar me me vrull si ndjenjat e personazheve dhe që përfundon i qetë si fati i tyre. Dy te dashuruar, dy fate qe realiteti i kthen ne nje. Fisnikeria , bukuria e ndjenjave shkon drejt  një  fundii qe per tipar ka vetem kujtime, nostalgji, dhimbje por edhe nje gezim qe permbyt gjithçka te lene gjysem nga jeta. Urime autorit
5.Arben Çejku
Vetmitari i dashurisë dhe “Anja” e Ahmet Prençit
(Shënim për Romanin “Anja”, botuar nga ËestPrint)
Sapo kam përfunduar së lexuari romanin “Anja” të shkruar nga Ahmet Prençi, autor i një vëllimi të shkëlqyer poetik (Udhë në pasqyrë – 2016) dhe një përmbledhjeje me esse (Vice-Versa – 2019).
Zoti Prençi është një emër shumë i njohur për publikun e gjerë, për shkak të detyrave të larta shtetërore që ka patur, përfshi atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Viteve të fundit ai është afirmuar edhe si një zë publik në betejën për një reformë reale të drejtësisë dhe për një luftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit. Ky profil, që ai ka ndërtuar vit pas viti dhe shkallë pas shkalle në karrierën e tij profesionale dhe administrative, ka gdhendur në mendjen e publikut figurën e një shtetari, larg përfytyrimit se pas këtij personaliteti mund të kemi edhe një talent letrar akoma më të vlefshëm.
Midis zotit Prençi si funksionar shtetëror dhe Ahmetit si talent letrar, gjithnjë ka patur një “perde” ndarëse, një perde të mistershme psikologjike të autocensurës, që e ka bashkëshoqëruar ngado ku ka shkuar. Mirëpo sot, lirisht mund të them që “perdja ka rënë” dhe Ahmet Prençi mund të shihet qartë në rolin e tij si një poet dhe romancier shumë i talentuar, që e tejkalon “famën” e “kryepolicit”, siç e kemi njohur ne të gjithë.
Duke lexuar krijimet e tij poetike, eseistike apo së fundmi romanin “Anja”, mund të them se detyra e tij si “kryepolic” ka qenë një post dhe rol “aksidental”, përkundër gjithë formimit, kulturës, talentit, përkushtimit dhe perspektivës që ai ka si shkrimtar dhe krijues, si zë publik e qytetar, si një emër që ka munguar në letërsinë moderne të këtij fillimshekulli. Pra, “roli” i zotit Prençi si “kryepolic” ka përfunduar, ndërsa tani ai është ngjitur në skenën e prozës moderne shqiptare me “Anjën” e tij, për të zënë vendin që i takon dhe ku ai ndjehet vetvetja, më mirë se kudo tjetër në hierarkinë e posteve administrative.
Romani “Anja”, një risi për prozën shqipe
“Anja”, është një prozë e realizuar bukur artistikisht dhe përbën një befasi për të gjithë ata që do ta lexojnë. Letërsia ka qenë ëndrra dhe destinacioni i Ahmet Prençit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve, që nga rinia e tij, e ka mbajtur atë “nën jastëk”, herë si libër leximi e herë si motiv frymëzimi, herë si fletore me poezi e herë si brengë, herë si yll udhërrefyes dhe herë si qëllim final të veprimtarisë së tij.
Ndërmjet angazhimeve të përditshmërisë burokratike, fatit të karrierës profesionale dhe krijimtarisë letrare, Ahmeti, siç thamë kishte vendosur një perde misteri, prapa së cilës punonte me përkushtim, por edhe në heshtje. Sa më lart ngjitej ai në karrierën administrative, aq më pak “guxonte” t’u fliste atyre që kishte pranë për talentin e tij të fshehur, si krijues vjershash dhe adhurues i letërsisë. Ndoshta një brengë dhe “autocensurë” të ngjashme e ka përjetuar edhe shkrimtari e poeti Hil Mosi, në kohën kur ishte i angazhuar me detyra shtetërore dhe drejtonte policinë e shtetit…
Romani “Anja” është një prozë bashkëkohore, që lexohet me një frymë dhe të mban “lidhur” deri në fjalinë e fundit. Kjo tregon shumë për aftësitë e një shkrimtari, i cili jo vetëm mban të “lidhur” lexuesin pas veprës së tij, por mbi të gjitha tregon se ai ka ditur ta “lidhë” mjeshtërisht vetë veprën, ta ndërtojë bukur ngrehinën e saj artistike.
“Anja” nuk është një stisje letrare e përkthyer dhe e ambalazhuar me reklama të mëdha apo një trill veror i përkthyer nga letërsia komercialiste e ditëve tona, por një vepër letrare dinjitoze shqiptare, e shkruar jo vetëm me pasion e kulturë letrare, por edhe me kujdesin e një talenti që i kushton rëndësi çdo fjale e çdo vargu, me stilin e një poeti që di se ku dhe si ta qendisë artistikisht veprën e vet duke përdorur ngjyrimet, metaforat, krahasimet dhe përshkrimet mahnitëse, siç është ai për kullën, odën malsore, për sokaket e Gjirokastrës (Drinasit) dhe shumë risi të tjera që ka vepra. Përveç personazheve shumë interesante, romani ka një shtrirje gjeografike nga jugu në veri, duke përfshirë brenda kornizës së kohës dekadat e fundit të ndryshimeve të mëdha sociale e politike, të cilat kanë lënë gjurmë tek secili prej nesh. Romani ka një shtrirje të mjaftueshme në disa kapituj dhe është sintetizuar mirë në ruajtjen e linjës kryesore të rrëfimit, pa devijuar në digresione pafund dhe shkapërderdhje të rrëfimit. Autori ka dëshmuar se ka stilin e tij të veçantë artistik, duke arritur që një fabul të thjeshtë njerëzore ta ngrejë në piedestalin e artit të mirëfilltë duke përcjellë mesazhe të forta shoqërore e filozofike mbi kuptimin e jetës dhe të dashurisë.
“Anja” sapo ka nisur rrugën e vet për tek lexuesit që kanë një interes dhe kureshtje të ligjshme për të njohur Ahmetin si prozator. Besoj se ka edhe të tjerë që janë kureshtarë të “njohin “Anjën si personazh dhe si mesazh! Lexuesi skeptik mund të më thotë se ky është romani i parë dhe është herët të flitet për një arritje të mirëfilltë artistike për letërsinë tonë moderne, sepse “me një lule nuk vjen pranvera”! E drejtë, por populli thotë, po ashtu, se “dita e mirë duket që në mëngjes”. Dhe kjo është parë tek vëllimi poetik i Ahmetit, por edhe tek kjo vepër e shkëlqyer. Shkrimtari i famshëm Ëalter Scot, fillimisht e nisi me botime poetike dhe romanin e parë e botoi kur ishte në moshën e Ahmetit…
Më vjen mirë që brenda një kohe kaq të shkurtër është krijuar togfjalëshi identifikues mes autorit dhe romanit, që ka nisur të njihet si “Anja e Ahmetit”, si atëherë kur njërën prej veprave të Gorkit, e identifikonim si “Nëna e Gorkit”. Ndoshta kjo duket si një paralele e sforcuar, por në kushtet e një letërsie në tranzicion dhe, sidomos në rrethanat e një shkrimtari të ri, kjo është një simbolikë inkurajuese dhe shpërblyese për mundin e tij të netëve pa gjumë dhe ngulmimit sizifian të krijimit të veprës kapitull pas kapitulli.
Gdhendja e një vepre të tillë, si ajo që na ka sjellë autori, nuk ka kaluar pa një proces të vështirë ripunimi e rishikimi prej tij, deri atëherë kur redaktori Shefqet Meko dhe recensentët me përvojë, Behar Gjoka e Ana Kove, t’i kenë dhënë “vizën” për ta botuar.
Misioni për dashurinë me “D” të madhe
Romani ka në qendër fabulën e marrëdhënies së pazakontë mes dy personazheve kryesore, që janë Anja dhe Antoni; një ortek ndjenjash dashurie që duket sikur zë poshtë secilin prej tyre. Është diferenca gjeografike, diferenca e moshës dhe rrethanat jetësore të ndryshme, ato që vënë fillimisht në skajet e skenës të dy personazhet kryesore, të cilët pikëtakohen me shpejtësinë dhe fuqinë e një meteori. Nga mitologjia dhe kërkimet e shkencës alternative, thuhet se nga përplasja e tokës me një planet tjetër (Nibiru ose Marsi), u krijua sateliti që ne e njohim si Hëna. Çfarë ndodhi nga takimi krejt i papritur mes Anjës dhe Antonit në një hotel të bregdetit shqiptar dhe nga mbulimi me dallgët erotike të njëri – tjetrit?
Udha e Anjës dhe Antonit u pikëtakuan si dy dretëza në një moment të caktuar të jetës së tyre, për të vazhduar më tej secili “më vete”. Por, në fund të rrëfimit, lexuesi e gjen përgjigjen e pyetjes, se, a jetuan ata realisht në vetmi apo e kishin praninë e njëri – tjetrit në një mënyrë të pazakontë?
Anton Hila, personazhi tjetër kryesor i romanit është një shqiptar i ditëve tona, i cili lufton në jetë dhe përpiqet vetëm për një gjë; të mbetet vetvetja! Mirëpo nëse ai ka patur sukses në arsimimin e tij, në karrierën profesionale, në tërheqjen e një respekti të përhershëm shoqëror ndaj tij, është në dilemë dhe i paqartë në dhënien e një përgjigjeje, nëse bëri mirë apo bëri keq që nuk u martua kurrë dhe mbi të gjitha, a qe gjithmonë vetvetja në dashuri?
Kudo ku bëri hap e foli, ai tregoi individualitetin e tij, personalitetin e një qytetari model, të kulturuar, që do librin, do miqësinë, do vendin, do punën dhe nuk ka surpriza në “axhendën” e përditshmërisë së tij individuale. Ai kalon nëpër sfidat e ndjenjave djaloshare dhe përcëllohet tek tuk nga zjarri i dashurive kalimtare, por nuk gjen ende një spirancë që ta ndalë varkën e tij në bregun e zakonshëm të “normaliteteve familjare”.
Ai rrethohet nga personazhe që bëjnë jetë “normale” në zemër të së cilës është anormaliteti, ku dashuritë jo gjithmonë jetojnë normalisht, por përkundrazi, mbijetojnë sa për të thënë, sa për formë, sa për sytë e të tjerëve; dashuri si lulet artificiale… Ai kërkon një dashuri të vërtetë si “kulm mbi kokë” dhe jo një martesë sa për traditë dhe për të qenë “në rregull” me opinionin e gjerë publik. Ai e do martesën, por mbi të gjitha vlerëson dashurinë! “E dua Çezarin, por më shumë dua të vërtetën”, sikur thotë Antoni në përgjigje të ceremonisë së munguar martesore.
Në thelbin e jetës së tij ai vendos vlerat e dashurisë ideale, të vërtetësisë dhe një grushti parimesh fisnike, që për shumicën përbëjnë një “arkaizëm” të dalë boje.
Përballë kompromisit të gjerë shoqëror, përballë stisjes dhe sjelljes “sa për sy e faqe” apo dashuriçkave kalimtare, ai është vetmitari që lufton për dashurinë me D të madhe. Ndërsa ndjek Antonin në këtë roman, duket sikur po sheh “plakun” e Heminguejt tek “Plaku dhe deti”. Antoni është vazhdimisht në mes të detit, në mes të jetës, një detar i palodhur, që kërkon të peshkojë një herë e mirë dhe jo të merret me cironka deti dhe gjueti dosido; ai kërkon të mbushë zemrën dhe shpirtin, para se të mbushë duart!
Romani mban titullin “Anja”, për arsye që i ka vlerësuar autori, por zemra e romanit është pikërisht Antoni, që ulërin me heshtjen dhe vetminë e tij! Anja është hëna që sillet përreth tij, që i krijon baticat e zbaticat shpirtërore, që e mban me kokën nga qielli, nga e ardhmja, nga shpresa dhe ura që e lidh me orientin e përhershëm. Anja, një ditë i sjell grushtin me letra, një grusht me prush ndjenjash që vetëm e përcëllojnë Antonin, por nuk e ngrohin dot në atë moshë që është ai dhe në atë dialog të fundit që po bën me jetën.. Por supriza më e madhe, kometa që lidh në përjetësi dy shpirtarët e tyre të vetmuar, vjen në fund…
Ata ishin vetëm, jetuan vetëm, por nuk vdesin vetëm!
Autori sjell mesazhin e madh se kush vlerëson dashurinë, vlerëson jetën dhe kush vuan për dashurinë, vuan për kuptimin e jetës! Antoni na thotë se është më mirë të kesh një vetmi për hir të dashurisë, sesa të shkelësh mbi dashurinë për hir të “martesës”.  Prandaj romani “Anja” i Ahmet Prençit, nuk mbart vetëm një risi letrare, por edhe një mesazh të madh shoqëror mbi kuptimin e jetës dhe të dashurisë.
6. Afrim Krasniqi

Politikë, politikë, politikë, e cila megjithatë nuk është aq politikë sa thuhet dhe konsumohet. Një vend kaq i vogël nuk ka luks të ketë 365 ditë të vitit politikë si headline. Por, megjithëse nuk i kemi kushtuar vëmendje sa duhet, e ka pasur luksin të ketë headline shumë më të vlefshme dhe më atraktive. Ja p.sh, këto ditë një emër që publiku e njeh si ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por që unë për fatin tim e njoh si qytetar model, intelektual dhe një mik i mirë, Ahmet Prençi, vjen me një libër artistik “Anja”, i dyti pas librit me poezi “Udhë në pasqyrë”. Një drejtues policie e prokuror që shkruan me sukses letërsi është një zhvillim i pazakontë dhe vlerë në një vend ku dija denigrohet. Është një sfidë e re artistike, modeste por e suksesshme, një sfidë krijuese ndaj brutalitetit të ditës, një skaner mbi dilemat dhe jetët brenda një jete, një rrëfim për njeriun, dilemat dhe forcën e të mirës.
7. Jemin Gjana.
E lëshova nga dora Gjeneral!
Mu në fillim, po të japë nga impresionet e mia. Po të them se është një roman shumë i këndshëm.
Pse jo, ngjashëm me best-sellerët e librave të sotëm.
Ani pse e shkruan dikush në një vend kaq të vogël, larg tregjeve këtej a matanë Oqeanit. Niset me një burrë, ani se titulli e kopertina të bëjnë të mendosh se do niset me një femër.  Madje, piktura dhe modeli i germave të titullit të japin pritshmëri për ndonjë lozonjare, ku sharmi e mendja s’kanë një gjatësi vale … Del krejt  ndryshe kur të merr leximi me vete. Shumë e shumë faqe të para japin një penë të stërvitur në përshkrim karakteresh, që mbartin brenda enigmën nxitëse. Më pas, kapitujt për fshatin në veri, kullën e plazmimin e saj jo si ndërtesë, vitet nën komunizëm etj, kanë pasazhe interesante, siç kanë dhe rrëfim që të lënë pezull në pritje për më shumë, përtej rutinës që e mbështjell çdo personazh të librit, parë nga vështrimi i lexuesit që i ka jetuar ato kohëra…
Nis kapitulli me Anjën dhe pastaj tërheqja s’ka më ndalim.
E gjitha është bukur. Edhe fabula, edhe narracioni. Asgjë nuk ka përtej romanit tënd bestselleri i fund shekullit të shkuar, i autorit Rober Ëaller  “Bridges of Medison County”, i cili është ekranizuar si një film po aq i bukur.
E kam lexuar romanin, e kam parë filmin… Asgjë më shumë se te romani yt, as fabula, as narracioni, nuk po them stili letrar se nuk i jap vetes të drejtë deri aty… Sepse s’jam kritik arti. Flas veç si lexues.
Natyrisht, Antoni e Anja nuk shkojnë deri te konteksti i italianes së Luftës së Dytë Botërore, martuar me ushtarin amerikan të saj…që në 4 ditë perjetuan dashurine e tyre epike, lidhja me një fotograf botërisht të njohur bën historinë e një jete ndryshe, ashtu si Anja në 6 ditë…
E çfarë ndryshe i ka përshkruar Kadareja ndërtesat tipike të Gjirokastrës, deri në brendësi të tyre?!   Kadareja, nga sa gjenden në faqet e librit tend.E ke tepruar disi me sharjet për politikën 🙂, Edhe me fenë e religjionet jo pak je ngacmuar… Eh, ashtu janë, po kjo është gjëja jetë. Është një poet e filizof italian i para dy shekujve Alessandro Manzoni. Sa herë shkoj në Leco, atje në qytetin buzë liqenit fantastik mes alpeve italiane, ia vizitoj bustin dhe e pi një kafe te Bar “Manzoni”. Ai thotë diku: Sa mirë që njerëzit nuk kanë qenë brenda si unë dhe nuk e dinë si unë çfarë ka atje në brendësinë, në strukturën dhe superstrukturën e politikës dhe të religjionit. Hej hej, botë jallane kjo. Ka plot episode, që shkëputur nga tërësia, janë roman në vete. Po të komentoj veç njërin.
Biseda e Antonit me gruan që i shërbente e gatuante; në pak faqe, kur ai e kthen vëmendjen e hapet në bisedë me këtë grua, janë sot e përherë një çështje e madhe e njerëzimit.
Janë një e më shumë libra në vete. Në bindjen thellë meje është mendimi se njerëzit nuk vuajnë më shumë nga shfrytëzimi se sa nga zhvlerësimi, nga mungesa e  vëmendjes… E të tilla episode gjeta jo pak. Unë të uroj për më tej dhe më gëzon njohja me një njeri që dallon ashtu, pa bujë e reklamim.Të fala e mirupjekshim…
8. Petrit Bushi
Sapo përfundova leximin e romanit “Anja”, i autorit Ahmet Prençi, botuar nga ËestPrint.
Romani del si botim pas vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë” dhe përmbledhjes me ese “Vice versa”.
Është një vlerë e prozëz shqiptare, origjinal, shume dimensional, i cili të mban ngërthyer nga fjalia e parë në të fundit.
Secili që e lexon, gjen vend në personazhet e romanit, i “njeh” ato, ka dëgjuar për to, ka jetuar me to, vazhdon të jetojë me to…I jep kuptim fjalëve dashuri, lumturi, liri, jetë…..
Me leximin e romanit kuptohet se pse në këtë botë “vjen duke qarë dhe shkon i heshtur”……Ju ftoj ta lexoni miqtë e mi
9. Altin Gjeta
Kam lexuar me nje fryme romanin “Anja” te Prenci Ahmet!
Nje liber i hijshem, me nje shqipe te gdhendur bukur, i cili te mberthen dhe zhyt ne nje rrefim plot perthyrje mbi reportin e njeriut me jeten dhe vdekjen, dashurine dhe pushtetin, te bukuren dhe mistiken.  Romani eshte informues, i lexuar dhe emancipues sic i takon nje letersie klasi dhe te perpunuar.
Ndersa e merrni ne dore librin, iu garantoj se nuk do ta leshoni pa e mbaruar.
Trondites, pas leximit, “Anja” do t’iu nxise te reflektoni mbi ekzistencen tuaj, te bukuren dhe dashurine si asnje liber tjeter.
10. Greta Drishti!
“Anja ”  i  Prenci Ahmet  romani  brilant qe duhet ta lexojne te gjithe.
Ka disa dite qe e kam lexuar librin, por me jane  dashur edhe disa dite te tjera qe ta bluaj ne mendje,  pasi libri te jep pershtypjen se personazhet jane reale dhe te duhet kohe te mesohesh me idene qe eshte thjesht nje fantazi.  Eshte nje roman qe percjell pjese nga realiteti i gjithsecilit dhe mendoj qe cdo lexues do te gjej pak nga vetja ne te gjithe personazhet, dramat dhe historite e ndryshme te secilit prej tyre nderthuren krejt natyrshem permes dialogjeve qe zhvilllohen.
Nje roman qe e pershkruan jeten sic eshte,  shpesh here e padrejte, meson se koha nuk fal askend, se miqesite e verteta ekzistojne dhe se dashuria nuk njeh kufinj.
Gjate kohes qe lexoja romanin, kam pyetur veten jo pak here, se si dr. Ahmeti qe njihja une, nje njeri me shume autoritet, serioz  dhe fjale pak,  por ate fjale qe e thoshte e mbante,  kishte arritur te shkruante kete liber, me pershkrime te tilla artistike, 
Mikut tim Ahmet Prenci i uroj suksese, dhe e falenderoj per emocinet qe na dhuroi.
11. Ferit Ringaj
Para disa ditësh z.Prençi më dhuroj librin e tij “Anja”.
Të falenderoj shumë për këtë dhuratë, një Roman që më tërhoqi thellësisht brenda vetes që duke shfletuar faqet, duke lexuar kapitujt e tij të renditur me një përshkrim të shkëlqyer të botës shpirtërore të personazheve, të shpalosjes dhe gershëtimit më së miri të traditës, profesionit, historisë e aktualitetit.
Një libër bashkëkohor, i larmishëm në përdorimin e figurave letrare, krahasime, metaforë..etj, i shtrirë thellësisht në fantazinë e mendjes së personazheve kryesorë Anjës dhe Antonit që përjetuan madhështinë dhe sakrificën që të dhuron dashuria.
I sugjeroj miqve leximin e këtij romani, do ngeleni shumë të kënaqur. Suksese z.Prençi në krijimtarinë tuaj të metejshme.
12. Pjerin Ndreu
Ahmet Prençi me romanin e pare “Anja” me ka surprizu pafund. Nje roman i shtrire ne jeten reale, qe prek disa aspekte te jetes. Personazhe te skalitura mire qe ngrihen deri ne kufijte e mrekullise , por qe nuk zgjat . Anton Hila dhe Anja, nje fabul tek e cila meson shume. Jeta eshte e veshtire,  dhe nuk te jep ate qe te takon. Por ajo qe le pas ndrin sepse ne bote ka njerez qe shkelqejne pa pasur poste e para, por me ate qe perfaqesojne e qe lene pas ! Ne kete liber shfaqen  madherishem shpirti, dashuria, malli,  miqesia, profesioni, etj. Lexojeni dhe do bindeni se eshte nje roman brilant ! komplimente miku im Ahmet !
13. Halil RAMA
Nëse, sipas shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj, me vëllimin poetik të vitit 2016, “Udhë në pasqyrë”, poeti Ahmet Prençi” erdhi me një lloj tradite që ka letërsia shqipe, me romanin e tij të sapobotuar “ANJA” ai sjell risi në botën letrare, duke befasuar lexuesin e shumtë të tij. Kjo, jo vetëm për subjektin tepër interesant por dhe për gjuhën e pasur e mjetet shprehëse në karakterizimin e dy personazheve kryesorë të romanit, Anton Hila dhe Anja Steve: I pari, besnik i parimit për ta ngrysur jetën në vetminë e tij, ndërsa e dyta, një krijesë e magjishme franko-shqiptare që sjell pak Paris në Drinas, nga ku ngjizet dhe trashëgimtari i tyre me emrin e bukur ARBËR. Kësisoj, “Anja” është një risi në prozën e sotme shqipe, qoftë si subjekt dhe për karakterin e ndërthurjen e personazheve. Se në fund të fundit, edhe Antoni, i cili pas disfatës në dashuri në rininë e tij të herëshme, dhe që në mezin e moshës, kërkonte vetmi të përherëshme, më në fund e ka trashëgimtarin e tij.
Kështu, mesazhi që përcjell Ahmet Prençi tek lexuesi është ai i ripërtëritjes së jetës. Për këtë ai përdor magjinë dhe forma tjera të mbinatyrshme si element parësor të përmbajtjes, temës dhe vendosjes së personazheve,.
Një dashuri me “nekrologji” të parashkruar
Si prolog të ngjarjeve të romanit “ANJA” autori vendos disfatën e inxhinierit të talentuar Anton Hila në dashurinë për studenten e fizikës, vajzë e një aktori të famshëm, si dhe dy të rinjtë që e kishin përjetuar shumë keq diktatin prindëror të kësaj ndarjeje.
Ndonëse Eli mbeti në mendjen e tij, ashtu e re, e bukur, bjondina dhe elegantja simpatike e shkollës, Antoni, kurrë më, pas saj, megjithë disa flirtime rastësore me femra, nuk mendoi të krijonte familje me ndonjërën prej tyre. Autori e profilizon Anton Hilën, si një enigmë njerëzore mes atij pejsazhi të magjishëm, apo si “një tip i mistershëm”, në rrjedhën e ngjarjeve në vitet që kalonin, e kur secili prej tyre (Ai dhe ish – e dashura studente) udhëtonte me pasaportën e vet shpirtërore.
Si djalë i kulturuar dhe bukurosh, aventurat e dashurisë me vajza të bukura ishin një pjesë romantike e jetës së Antonit, ku drama dhe melodrama nuk kuptohen si gjini letrare, por si realitete pagjumësie të bukur…
Për ta bërë sa më bindës këtë personazh autori fantazon deri skena për tentativë vetëvraseje pas dështimit me Elin, duke i nxjerrë përpara lokomotivës së trenit, lypësin, që pasi i jep dhjetëlekëshin, i rrëfen dramën e tij të dashurisë…, e megjithatë ai e donte jetën.
Kësisoj gjejmë në këtë roman portretizime e përshkrime brilante të ngjarjeve e rrethanave, të përjetimeve të dashurisë së dëlirë, por dhe të përjetimeve dramatike, deri sa tek Anton Hila shfaqet franko-shqiptarja Anja Steve, (me nënë shqiptare e me baba francez).
Të skeduara e përshkruara si rrëfime ngjarjesh e episodesh prej më shumë se tri dekadash, autori Prençi, sjell mjeshtërisht realitetin e qytetit të Drinasit ku po ndërtohej një vepër e rëndësishme energjitike, drejtues teknik i së cilës ishte inxhineri Anton Hila (ashtu si edhe peisazhin mahnitës të fshatit ku ai ka ndërtuar vilën e ku po kalonte vitet e fundit të jetës së tij).
Duke perifrazuar autorin Prençi: “Ndonjëherë në jetë, një takim krejt i rastësishëm mund të shndrrohet në ngjarje të rëndësishme, në një pikë kthese të jetës tënde, e cila mund të ndryshojë gjithçka…”. Kështu ndodh edhe me personazhet e këtij romani. Anja që ka ardhur për pushime në qytetin e vendlindjes së nënës së saj “brenda vetes, me instiktet e një princeshe pa oborr mbretëror, ndjente shpalljen e një sfide për princin e panjohur”. Ndërsa Antoni, ndonëse vetmitar i deklaruar, trajtohet në roman si “Mbreti në rrjetë”.
Nëse për Antonin, dështimi në dashurinë e parë kishte mbyllur shtigjet e një lidhje tjetër afatgjatë, tek Anja, dashuria me Mishelin, të cilit i kishte falur virgjërinë, i përkiste së kaluarës, që nuk duhej bërë pengesë për të ardhen (Ajo qe një ndjenjë e konsumuar dhe e “arkivuar” në muzeun e harresës), për Antonin, ajo erdhi krejt rastësisht si krijesë e magjishme e zbritur nga qielli, enkas për një vetmitar si ai…. Pikërisht, Ai që e kishte konsideruar martesën si burgun shpirtëror që kishte krijuar me vullnetin e vet njerëzimi përmes normave, parimeve, moralit, institucioneve, feve deri dhe tek gjykatat…me Anjën “ra brenda”, si i thonë. Dhe në këtë rast, autori fantazon aq bukur saqë sipas tij: “Po të kishte patur rastin Klinton të njihte bukurinë franko-shqiptare, të ngjizur aq magjishëm tek Anja, ai me siguri do të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i lartë, duke divorcuar edhe vetë Hilarin, për t’u martuar me Anjën”… Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, kur autori Prençi na paraqet në portretin e Anjës vajzën ku ishin bërë bashkë të gjitha: inteligjenca, pasioni, bukuria dhe sinqeriteti.
Ndërsa Anja kërkonte pak Paris në Drinas…., për Antonin, tashmë në mesin e malit të moshës, (që për më optimistët konsiderohet mosha 50-vjeçare), ndërmarrja e një lidhje serioze dhe afatgjatë me një femër, duket si një ftesë për ecje alpine…. Kësisoj, Ahmet Prençi me romanin e tij na afron shumë pranë me personazhet. Ai i përgatit ato për një ngjarje të madhe dhe, sa më pranë saj janë ato, aq më i rreptë është sprovimi i tyre dhe më dramatik përcaktimi.
Ndërsa gjatë atij përjetimi magjik gjatë pesë ditëve në Drinas dhe në plazhin e qytetit bregdetar i ishte shprehur vajzës franko-shqiptare se: “Ti je një krijesë e magjishme Anja! Të dërgoi Zoti tek unë për të më thënë se unë jetoj, se mund të dashuroj përsëri. Ti më binde se jam në gjendje të dua përsëri….”, largimi i saj për në Francë, pa i thënë “lamtumirë”, do të ishte, siç e shtjellon më tej autori: “Një dashuri me ‘nekrologji’ të parashkruar”.
Teksa syrin e brendshëm të mendjes e qarkullonte hera-herës në pyllin e kujtimeve, përfytyrimeve dhe vizioneve për të nesërmen, Anja ia kishte trazuar Antonit psikikën dhe prishur krejt ritmin e përditshmërisë…
LETRAT E ANJËS SI RISI NË PROZËN E AHMET PRENÇIT
Mesazhin e ripërtëritjes së jetës autori Ahmet Prençi e përcjell aq bukur nëpërmjet letrave të Anjës, që vijnë në sintezë me dashurinë e saj të zjarrtë për Anton Hilën. Janë letra që përshkruajnë dashurinë e zjarrtë dhe përbetimin e saj për të rritur e vetme trashëgimtarin e ngjizur në Shqipëri, të pagëzuar me emrin Arbër. Pa patur pranë atë që e konsideronte “vetmitarin e përjetshëm”, që e dashuroi dhe e dashuronte marrëzisht. Dhe në këtë kontekst autori shtjellon mjeshtërisht filozofinë e tij se “Gjithë dramat e kanë në gjenezën e vet dashurinë e verbër”. Siç del në këtë roman befasues, “pa Anjën, inxhineri Anton Hila, ishte uji apo vepra e betontë…Për aq ditë sa ndenjën bashkë, ajo paskësh kaluar nëpër të, nëpër këtë turbinë njerëzore, si një lëng magjik jete, si një erë me oksigjen përtëritës. Kështu, Ahmet Prençi, si një arkitekt i vërtetë ligjërimesh të këndshme, ndërthur dy linjat që të çojnë tek një roman shumë i arrirë dhe mjaft tërheqës për lexuesin. Nëpërmjet një procesi të gjatë e të nderlikuar krijues, ai dëshmon aftësinë për të treguar realitete të perceptuara dhe përjetime si realizim artistik në romanin “ANJA”.
Të kesh respekt për kohën, është respekt për veten
Një mesazh tjetër që përcillet në romanin “Anja” është respekti për kohën si respekt për jetën. Për këtë mjafton të perifrazojmë sërish autorin Prençi në rrëfimin e lumturisë pa kufi që përjetuan dy personazhet kryesorë. “Anja gjykoi se vlerën e kohës e japin veprat dhe jo minutat. Me një grusht kohë (aq ishin ditët e marrëdhënies me Antonin) ajo u mbush plot energji dhe pozitivitet, lumturi dhe kënaqësi…Epo, kot nuk paskan thënë, se çfarë sjell minuti nuk e sjell ora. Për herë të parë në Shqipëri ajo kishte provuar dashurinë rrufe, siç ndodh gati në çdo restorant të Nju Jorkut, ku me shikimin e parë zgjedh partneren që të pëlqen, shijon një pije të shpejtë, dhe po aq shpejtë mund të përfundosh duke bërë seks, në kthinat e errta të restorantit, apo në rastet më komode edhe në hotele…E pastaj, secili me vrap në punën e vet, pa ia mësuar as emrin njëri-tjetrit”. Në rrëfimin e këtyre ngjarjeve autori i trajton kohën dhe gjeografinë si dy armiq të dashurisë…..
Ndërsa aktin e saj final, rritjen pa praninë e Antonit të djalit të tyre me emrin Arbër, autori e lidh aq bukur me faktin që “Në adoleshencën e saj, Anjës ia kishte zgjuar krenarinë për ‘gjenin shqiptar’, një shkrimtar nga Shqipëria, Ismail Kadare…”.
INSTITUCIONI I KULLËS
Një gjetje mjaftë interesante e autorit është origjina e personazhit kryesor, nga fshati me emrin Saukull. Ndonëse kishte lindur, ishte rritur e shkolluar në kryeqytet (si edhe jashtë vendit), Anton Hila ishte i dhënë edhe pas origjinës. Vetëm një herë në moshën 20 – vjeçare ai kishte qenë në këtë fshat, nga “kishte mësuar sa rëndësi ka fjala e dhënë, sa domethënëse janë marrëdhëniet mes vëllezërve në familjen tradicionale…kishte fiksuar (memorizuar) mirë gjërat më të shenjta të të parëve tanë: fjalën e dhënë, nderin, besën, mikpritjen, mirënjohjen, besimin, punën, sakrificën, vetëpërmbajtjen, ekuilibrin, respektin etj”.
Si njohës gjer në perfeksion i historisë dhe traditës, autori Prençi e paraqet kullën si simbolin që nuk kishte qenë thjeshtë një vend strehimi apo banimi, por një institucion unik etno-kulturor, një ngrehinë shpirtërore dhe një tempull besimi dhe lirie…
Nisur nga bagazhi jetësor, por veçanërisht në ligjërimin filozofik, autori A.Prençi sjell për lexuesin një roman që hyn me dinjitet në fondin e artë të letërsisë shqipe. Ligjërime të tilla si: “Spërkatja e themeleve me gjak glorifikonte simbolikën e sakrificës njerëzore për shpirtin hyjnor”, apo se “Kullat ishin parzmoret e gurta të fshatit përballë luftrave qindravjeçare” dëshmojnë për një autor që njeh mirë historinë dhe traditën e vendlindjes së tij. Këto i gjejmë qoftë dhe në përshkrimin e institucionit të “Odës” ku: “…nuk lejoheshin kurrësesi fjalët në vesh ose biseda të ngushta që nuk i dëgjonin të gjithë burrat e pranishëm në dhomë. Flitej me radhë dhe dëgjoheshin të gjithë…”
Po ashtu, autori na e paraqet personazhin kryesor të romanit, si studjues të vëmendshëm të veprës së At Shtjefën Gjeçovit, i cili përmbledh të gjitha normat e sjelljes në Kanunin që mban emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”, ku janë të sistemuara një seri dokesh, ligjesh e rregullash të Veriut, që përcaktojnë mënyrën e funksionimit të jetës së shqiptarëve në qindra vjet.
Ndërkohë, në kontrast me institucionin e kullës në Malësi, në romanin “Anja” gjejmë arkitekturën e shtëpive në Jug, shtëpi me çati, të tilla që rronin shumë dhe nuk i rrezikonin as rrebeshet e ujit të vjeshtës, as pesha e borës së dimrit, apo e rrasave të gurit.
KOHERENCA ME REALITETIN E SOTËM
Në një tjetër këndvështrim, autori Prençi na e paraqet heroin e veprës së tij, si intelektualin e virtytshëm që s’pajtohet me të keqen. Këtë e gjejmë në rastet kur “Antoni kritikonte pa rezerva nisma e qëndrime të të gjitha palëve, që sipas tij ishin populiste dhe jo efektive për shoqërinë….”
Me një frazeologji interesante, në ekzaminimin perfekt që iu bën qeveritarëve të korruptuar e të inkriminuar, ai sjell krahasime me vende me demokraci të zhvilluar ku kurrësesi nuk mund të depërtojnë në instanca qeverisëse njerëz me të shkuar kriminale. Kjo sipas tij edhe për faktin se “Amerika që është shkalla më e përparuar e lirisë dhe njeriut të lirë, bën kujdes që, para se të zgjedhë Presidentin e vet, kontrollon dhe e bën publike çertifikatën shëndetësore të kandidatëve. Jo si në Shqipëri, që një i çmendur mund të bëhet kryeminisër, president, deputet etj…”.
Po në këtë optikë e trajon autori zhvillimin e ngjarjeve kriminale që ndodhin në vendin tonë, si dhe këndvështrimin e tij për dinjitetin njerëzor, të shprehura këto mjaftë bukur në profilin e shokut të fëmijërisë, prokuror Sandrit, i cili nuk nguron t’i tregojë ligjin edhe ish-prokurorit të përgjithshëm (Alfons Gurrës), të akuzuar për lidhjen e tij me persona të inkrimunar, nga të cilët kishte përfituar shuma marramendëse.
Ndërsa plagët e rënda sociale që përjeton shoqëria shtjellohen mjaftë artistikisht qoftë dhe vetëm në rrëfimin e Vasilikës, pas krimit makabër të Janit që vret bashkëshorten, grekun dhe vetveten. Autori i jep kështu koherencë veprës së tij letrare edhe në përshkrimin e marrëdhënieve me shërbyesen e tij, Vasilikën, në hotelin ku ishte vendosur në Drinas. Një grua kjo, që ndonëse i ishte përkushtuar familjes, që kishte shërbyer si veterinere e lartë, kishte përfunduar e braktisur nga djemtë, pas divorcit me të shoqin që e la atë për një vajzë të re.
Nëpërmjet Vasilikës ai rrëfen edhe rastin e bashkëshortëve Jani e Margarita në kërkimin domosdoshmërisht të trashëgimtarit që s’po e ngjiznin edhe pas shumë vitesh martesë. Dhe kur Margarita, për të realizuar këtë ëndërr të Janit, tenton një skenë seksi të fshehtë me tregtarin grek, vjen edhe rasti fatal: krimi makabër që kryen Jani duke i vrarë ata të dy si dhe vetveten.
Po në këndvështrimin e ripërtëritjes së jetës gjejmë në roman edhe rrëfimin brilant të rastit të prokuror Sandrit, i cili ndonëse vuante mosngjizjen e një fëmije me bashkëshorten e tij, në adoleshencë kishte lënë shtatzënë bashkëshorten e operativit të sigurimit, e cila e kishte joshur atë në shtëpinë e saj, brenda krevatit bashkëshortor. Janë këto trille magjepsëse që e bëjnë mjaftë tërheqës romanin e Ahmet Prençit. Kjo del qoftë dhe në qasjen e autorit për rastet kur: “Jani që vrau Margaritën, por dhe shoku i tij Prokuror Sandri, ishin vërbuar nga institikti i trashëgimit dhe i riërtëritjes gjenetike, që është misioni i çdo çifti dhe finalja e çdo ndërveprimi seksual”.
DILEMA: BURRI APO GRUAJA?!
“ANJA” është ndoshta romani i parë ku autori Ahmet Prençi ngre në prozë akuzën ndaj Vatikanit, si dhe ndaj klerikëve të mëdhenj, për poshtrimin që i bëjnë femrës. Kanë peshë të rëndë pikëpytjet e tij: pse nuk doli njëherë tym nga Vatikani që të njoftojë zgjedhjen e një Pape femër?!…Apo, pse nuk pati një imam grua?!!!
Autori, nëpërmjet fjalës artistike shpjegon se si, “matriarkati kishte vdekur shekuj më parë, ndaj fuqia e burrave shfaqej kudo: në politikë, fe, ushtri”.
Po pse feja?!,-shtron pyetjen autori. Pse ky poltron ku ulet Zoti dhe mirësia nuk i kishte dhënë femrës atë që meritonte. Pse kurrë në historinë e Vatikanit nuk u pa një grua përkrah klerikëve me uniformën e zezë? Pse Vatikani nuk kishte diku në listë një grua në krye?!..Ata peshkopë, ata njerëz me fytyra gipsi që vetëm dinë të shqiptojnë bukur fjalën “Amen”, kurrë nuk menduan se janë aq të barabartë sa murgeshat e shumta që kishin në krah… Dhe po aq tronditës konkluzioni i autorit se: “Jo vetëm kaq, por edhe shenjtërimin e Nënë Terezës, ata burra me rraso të zezë e bënë pas vdekjes, kur ajo meritonte të shpallej së pari shenjtore e mirësisë e paqes njerëzore…”.
Edhe në botën myslimane, e njëjta gjë. Pse asnjëherë në botën islame, imam, nuk ka arritur të jetë një femër?!”. Në këtë mënyrë, si askush tjetër, Ahmet Prençi guxon ti konsiderojë teoritë fetare si “limonata” për mendjet e dobëta…
Konceptet filozofike të Ahmet Prençit për vazhdimësinë e jetës, për familjen dhe shtetin e së drejtës, të shprehura aq qartë në romanin “Anja, e bëjnë këtë një vepër letrare që sjell risi në prozën e sotme shqipe.
14. Studiuesja  Emi Krosi
Tema: Përtej(përmasa) e rrëfimit të një ish- polici, për romanin “Anja” të Ahmet Prençi-t.
“…Si një formë e çlirimit nga guri që më vari në qafë Antoni, fillova të radhis episodat e kësaj dashurie epike, edhe pse personazhet e mi kurrë nuk kanë qenë “figura publike. Rrëfimet e Antonit dhe letrat e Anjës  i keni këtu siç m’i dhanë. Siç mi besuan…”
(parathënie, autori).
Tek ish- treni, kam këndin e librave të mi, që herë-herë kur kanm ndonjë monedhë blej ndonjë libër të MIRË.  Atë ditë pashë mbi banak, libri i  një – ish polici, Ahmet Premçi. Si përherë, (si natyrë dyshuese por edhe kërkuese), pyeta: – çudi një polic që shkran roman, – pyeta me një kuriozitet të shtuar për librin. – Po, – mu përgjigj shitsja mikesha ime, – madje një libër i mirëshkruar. E shtanguar nga habia, se fundja policët janë të veshur me uniformën e shtetit të forcës, frikës, (ashtu duken krejt të pamëshirshëm dhe të panjerzishëm), por edhe ata janë poetë, shkrimtarë, aqsa sa njerzorë  dhe humanë.  Pas një çast vetështangimi , për një hop shitësja duke parë “dëshirën për librin” me tha: – merre, ta huazoj librin, lexoje. Falenderova dhe si fëmijë i lumtur për dhuratën e çmuar, dola në rrugën plot pluhur dhe zhurmë të Tiranës së messhtatorit. 
Menjëherë sapo arrita në shtëpi, e shpalosa dhe fillova të lexoja. Kishte rënë mugëtira,  kur kuptova se duhej ta mbyllja. Një rrëfim , për Anton Hilën, Aleks Kuka, Anja, Vasilika, Sandri dhe Arbri. Një libër i mirëshkruar, thjesht, ku fatet e njeriut ndërthuren me të shkuarën dhe të sotmen e gjithësecilit, ku çdonjëri prej nesh, ka këndin e të “fshehtave” të së shkuarës dhe në udhëtimin e të tashmes lindin mjaft dyshime. Ulemi diku në një udhëkryq dhe ngulmojmë të kërkojmë një “vendparkim për vetveten” mes kujtimeve sa bardhëezi, por aq dhe me ngjyra. Anton Hila, një ish- inxhinier, ka punuar në vepra hidrike të vendit me përkushtim, por në vjeshtën e tij të tretë, e “ka paketuar” në një shtëpi fshati, “në pyllin e tij magjik” të librave. Aleks Hila, një gazetar i ri, ambicioz dhe plot energji “zhbiron” jetën e tij në dimensionin e tij trekohor : a)e shkuara (ku “pohon” vetëm personazhi Antoni), b) e tashmja (“pohim” i autori dhe personazhit), c) e ardhmja, (autori i gjjithëditur). Në këtë maratonë kohësie, qenia autoriale dhe personazhi  herë del para (autori rrëfimtar Aleksi)  herë mbetet prapa,  (personazhi parësor Antoni), por në kërkim “të tejletrares” në gjithëkohësinë e botës njerëzore, që vetëm ecën në pyjet e panjohura me andrenalinë të natyrës, që vegjeton gjithmonë dhe pambarimisht, si vetë jeta jonë njerzore. Gjetja e linjës  fabulare trediminsionale e personazheve nuk e “penalizon” autorin, mes kronikave të vrasjeve në periferi (jeta në qytezën e Drinasit) [elemente të romanit policesk] dhe jetës plot rrokupojë, zhurmë dhe me lëvizje gravitacionale horizontale, vjen edhe “rrëfimi” i Vasilikës, një grua e shkolluar e dhunuar e braktisur, (fenomen mjaf i përhapur në shoqërinë tone, fshehja e dhunës), ku rrëfimi autorial nuk “shmang” edhe problematikën profesionale autoriale (gjurmë autobiografike), me një shoqëri tejet të dhunuar, ku familja ka humbur kumtin e tij gjenetik të së ardhmes, duke “gropuar” çdo lloj marrëdhënie mes çifteve, (burrë-grua), ku “sundon” ineteresi, paraja, dëshirat seksuale, duke e kthyer  familjen dhe  martesën në një “matricë” dhe  fasadë e të bukurdukshmes nga jshtë, apo një maskaradë  “vrasëse” nga brenda. Përshkrimi nga jashtë- brenda dhe marrëdhënia nga brenda-jashtë, është një brendashkrim autorial që “forcon” pozitën rrëfimtare, brendja jetës, për jetën dhe kundër jetës. Shpalosja e dashurisë nga kreu 8 deri tek kreu 17-të, është një maratonë e një rrëfimi të sinqertë të një dashurie “epike” të mundësuar dokudo me zjarrmin dashuror dhe dëshiror seksuale mes dy sekseve me mosha realitivisht të largëta, por në të njëjtën kohë dhe ikja e palamtumirë, drejt dy kohëve: kohës parisiane dhe kohës shqiptare, (me realitet krejt të ndryshme). Koha parisiane “çeli” sythin e gonxhes së dashurisë, lindja e Arbrit, por babai nuk pati kohë ta njihte, djalin franko-shqiptar. Vdjekja “me mëkatin” e një dashurie të madhe në një moshë të thyer, si një “pendim” që kurrë nuk mundi ta “harrojë” na e sjell kujtesa e letrave, një tjetër dëshmi të shkruar letrare, asaj epistolare,  e bën romanin akoma më tërheqës. Vendimi i personazhit rrëfimtar Aleksit, bashkë me mikun dhe shokun e ngushtë të Antonit, Sandrit, për një “vlerësim”  nga presidenti i vendit, (për hir të  përkushimit mbi 40-vjeçar ndaj atdheut në veprat hidrike) do të nderohej në ditën e tij të lindjes, bashkë me trashëgimtarin e vonë por të “(pa)pagëzuar” nga i ati (Antoni), vdes. Udhëtimi jetësor ndërpritet, (për një tjetër udhëtim dantesk, ku  testamentet shkrimore nuk vdesin) por personazhet “njerzore janë vdekatarë”, pohon se njeriu, nuk mund ta bëjë fatin e tij, por fati e bën atë, ama ne vetëm mund të përcaktojmë se çfarë duhet t’i marrim fatit tonë.
Së fundmi: pa menduar ta quaj recensë, (jashtë natyrës time), as një ese e mjaftueshme, por si një shënim i shpejtë i një libri, që jeta e personazhit ngjan me jetët tona, për një rrëfim të sinqertë, i drejtpërdrejtë, pa “gjuhë të lartë” dhe figura të skalitura letraro-stilistike, të jep një tjetër ndjesi dhe çasti i një leximi të vrulltë, për çdo lexues, madje edhe atë të pakultivuar, do të drejtojë lexuesin shqiptar drejt librit shqip, (në mungesë të kritikës), se libri dhe proza shqipe, ka forcën rrëfimtare po aq sa edhe të librave të huaj, që marrin “vlera” të pamerituara vetëm e vetëm se janë të huaj. Lexim të mbarë!
15. Sokol Parruca !
Po kaloja dite te trishta , sapo kisha humbur nje mik te shtrenjte Rikard  Ljarja …i mbyllur ne nje dhome buze gjolit Pogradec , po e perjetoja teper rende emocionalisht…Kur ne oret e nates bie cel…ishte Ahmeti..me thote , po te dergoje doreshkrimin e romanit…E lexova  brenda nates , gjersa rrezet e diellit kishin mundur te     Ne darkedepertonin brenda grilave te dritares time…Te nesermen , gjithe diten nuk me shqitej nga mendja doreshkrimi i romanit…Si eshte e mundur ..? – Ahmetin e njihja mire nga afer ..i’a dija talentin e dellin poetik , shpirtin e tij te bukur…po kurre nuk do ta besoja se ai do mund te shkruante  nje roman te ketij niveli te larte…Kam lexuar gjithe jeten  romane, letersi…po nje dashuri te tille qe pershkon gjithe fillin e romanit nuk e kam ndeshur…”ANJA ”   eshte nje dashuri krejt e vecante…do t’ju mbese gjate ne mendje  dhe ….Naten vone  , i shkruajta…ku e gjete o vlla, mua sapo me ishin thare lotet…romanin tend e lexova me  me lot.
16. Luan Lusha!
Romani  Anja i autorit Ahmet Prençi eshte nje nga perlat e prodhimtarise se tij. Mu dha mundesia  per ta lexuar me nje fryme. Une jam lexues me teka, por çdo liber qe me pelqen e lexoj me intensitet dhe e mbaroj shpejt. Ky roman ishte nje nga librat qe me la shume mbresa. Ketu gjen veten intelektuali, pushtetari, nepunesi i thjeshte, nepunesi i larte, rinia, mosha e mesme, mosha e madhe. Aty jane pershkruar bukur ndjenjat e thella e perjetimet e protogonisteve. Ne shumicen e paragrafeve secili lexues i mundeshem qe pershkrova me siper gjen veten. Nderthurja e bukur ngjarjeve te vendosura ne kohen e shkuar e te perjetuara si ne kohen e tashme eshte  fantastike. Vendosja e ngjarjeve ne tere teritorin e republikes eshte nje guide e pershkrimit te bukurive te vendit. Aty gjen Shkoder, Diber, Gjirokaster, Tirane, Elbasan, Gramsh,  pothuaj shumica e qyteteve , gjen periferine dhe qendren. Gershetohen e nderthuren shume koncepte shoqerore e filozofike si martesa, familja, raportet  shoqerore e njerzore ato te punes e te karrieres. Si nje vije e bukur melodike te gjithe romanin e pershkon dashuria njerzore e trajtuar ne nje forme jashte kontureve te njohura. Pershkrimet lidhur me dashurine e vertete ate pa kushte e pa llogaritje, ate te verteten hyjnoren, jane te jashtezakonshme. Personazhi kryesor i romanit e ben jeten e tij nga fillimi deri ne fund ne nje format ndryshe nga shumica e njerzeve  duke ju qendruar besnik parimeve te tij. Ne perfundim dashuria njerzore del fitimtare perballe te gjitha marredhenieve te tjera. AJO ESHTE HYJNORE.
17. Kostandin Koliqi!
ANJA,  nje nga romanet me te bukur qe kam lexuar….  perjetova emocione te forta….kam disa dite qe e mbarova leximin dhe akoma me vjen keqe qe mbaroi aqe shpejte…..Te falenderoi, i dashur, miku ime, Ahmet Prenci qe ma prure kete roman,  qe me zgjove, ne kete moshe, emocionet e dashurise, emocionet e jetes,  me bere pjese te romanit…..emocine qe i kam perjetuar,  dikur….dikur…. kur lexoja gjenite e letersise boterore,  Gollsuorthin, Balzakun, Heminguejin, Draizerin, Remarkun,  Mopasanin etj…..ma zbukurove biblioteken time…. Suksese te uroi…..
18. Tomor Kotarja
Rrugë të mbarë “Anja”. Sapo mbarova së lexuari në një frymë për ekzaktësisht gjashtë (6) orë emocionues . Një Roman i realizuar më së miri  në formën më të mirë artistike e letrare i cili të mbërthen pranë vetes e të drithëron për mënyrën ngjarjet ,rrjedhën dramën që mbart .”Antoni & Anja në një përshkrim gati “Shekspirian “nuk e teproj aspak për të thënë se tek ky Roman do gjeni një Romeo(Anton Hila ) një Zhulijeta (Anja Steve) por që fundi simbolizon ripërtritjen e frutin e dashurisë trashigimëtari me Arbrin . Përcjellja që i bën këtij Romani ,magjia e fjalëve karakteri ,traditat ,doket e zakonet deri ke veset e ngjarjet ,vendi ku zhvillohen janë një këndvështrim origjinal i autorit e mbresëlënës e gati  magjik.
Shpirti i lirë  e krijues i derdhur me mjeshtri në xlx kapituj mjaft i arrirë!
19. Edlira Teferici!
Letër nga New Yorku për romanin “ANJA”!
I dashur Ahmet, uroj që kjo letër virtuale të të gjejë mirë!
Të falenderoj për Anjën dhe Antonin, një histori tërësisht shqiptare, e cila më bëri të jetoj disa ditë të bukura dhe më la shije të mire, ndonëse trishtimi ishte pjesë e kësaj historie.
Në rreshtat e parë të romanit u ndjeva paksa xheloze për fatin që kishte Aleksi për të njohur një njeri të fisëm si Antoni. Përshkimi i fuqishëm që në krye të herës, ishte mëse i goditur, i fuqishëm dhe rrëmbyes, zpasi dhe historia e tij, që do të zbulohej më pas ishte vërtet e tillë.
Lidhja e ngjarjeve dhe rrjedhës së njeriut vjen natyrshëm, por mbi të gjitha triumfues mesazhi i ripërteritjes, duke treguar se zemra ka fuqi magjike te ndihet serish e dashuruar, edhe pas nje humbje të pakuptimtë të një dashurie të pastër e të bukur djaloshare.
Në këtë roman janë ndërthurur etapa të ndryshme të realitetit shqiptar dhe për dike që ka jetuar në vitet para “90 e deri më sot, nuk e ka të vështirë të kuptojë ngjarjet e përshkruara, por dhe tranzicionin nëpër të cilin ka kaluar vendi dhe shoqëria.
Anja, vajza tipike franceze (për mua veçanërisht që kam një lidhje të veçantë me Francën), dëshmon për forcën e karakterit që në fakt e kanë të tillë vajzat dhe gratë franceze. Për mua, Anja ndër të tjera simbolizon dhe lidhet shumë bukur me trajtimin e temës së barazizë gjinore. Është përshkruar aq franceze dhe e fortë, luftëtare për barazinë e saj dhe karakterin e saj prej gruaje të rritur, sa vetëm një penë e lehtë dhe me detaje do të ishte e aftë ta bënte (nuk di të kesh jetuar gjatë në Paris apo diku tjetër në Francë për të na e përcjellë aq franceze Anjën, pasionin e Antonit).
Realiteti shqiptar është përshkruar dhe prezantuar artistikisht, por duke na njohur me plagët dhe vragat që kanë lënë korrupsioni, lidhjet dhe influencat politike në institucione që duhet të jenë të pavarura politikisht e mbi të gjitha në institucionet që duhet të garantojnë drejtësi, dhuna në familja, barazia gjinore, komunizimi dhe ndarja për së gjalli e njerëzve etj.

Gjatë leximit të faqeve të romanit, më dukej herë pas here se unë jetoja për së gjalli me Anjën e Antonin. Më bëhej që ata ishin në një ambjent tjetër të banesës e po më prisnin rehatuar në kolltuqe me gotë Ëhisky e lëngje të freskëta frutash për të vazhduar rrëfimin e radhës. Ndonëse së bashku ata jetuan një pasion të zjarrtë për shumë pak ditë, jetuan me zemrën peng  te njëri – tjetri.
Nuk do të kisha dashur një fund të trishtë për Antonin, por s paska qenë e thënë për të që të gëzonte dashuritë e mëdha të jetës së tij. Frika e tij që ndoshta s’do të mund të kishte trashëgimtarë dhe zgjedhja e tij për të qëndruar jashtë insitucionit të martesës, na qetësohen kur prezantohemi me Arbrin. Por, edhe zgjedhja e Anjës për t’I qëndruar besnike Antonit dhe për të mos u martuar në Parisin e madh dhe të lirë nga paragjykimet, dëshmojnë për genin e saj shqiptar të trashëguar të padeformuar nga vitet.
Ahmet, pasi mbarova faqen e fundit të romanit (ndonëse nuk doja të ndahesha dhe të shkoja drejt fundit), gjykoj që ti ia dole që “kandilin që mbaje në duar të mos e shuanin erërat dhe fortunat e përditshmërisë tënde”. Rrëfimin dhe besimin që të fali Antoni, na e përcolle mrekullisht nëpërmjet Aleksit gazetarit te “Meteor” (të goditura përzgjedhjet e emrave dhe personazhit të vetvetes),
“Anja” jote tërësisht shqiptare më mbërtheu dhe ti arrite të përcillje mjeshtërisht dhe me shumë dashuri “gurin që të vari në qafë Antoni”. Sa shumë histori të forta njerëzore mbart secili prej nesh!
Sa e madhe nevoja për t’u dhënë zë historive të njerëzve aspak publikë, por histori të fuqishme njerëzore! Histori të banorëve të Tokës sonë, “ku ka jetë e dritë, këngë e gëzim, lumenj dhe oqeane, male dhe dimër, aty ka dimër e erë, ku ka dashuri dhe ëndrra të bukura.”
Të falenderoj për Anjën, që duhet të ketë secili ndër duar e ta ruajë me kujdes në bibliotekën personale, pasi gjithkush mund të gjejë një lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Është histori shqiptare, me secilin prej nesh aty të pranishëm.
Ahmet, të falenderoj për mundësinë të kisha Anjën, ndonëse milje largësi mes nesh! Përgëzime mik!
20. Bedri Zyberaj
Ahmet Prençi – Anja. Një roman me një fabulë të veçantë ku ndërthuren ngjarje dhe botëkuptime filozofike, pothuaj krejt origjinale, të lidhura mes veti sipas rrjedhës shkak-pasojë.
Mbresa të jashtëzakonshme të le sidomos portreti shpirtëror i Anjës, njëres nga kryeprotagonistët, prej nga i është dhënë dhe emri romanit, figurë e cila del jasht skemës së deritanishme që ka mbizotëruar në letërsinë shqipe. Ajo ka dëshirë të jetë një grua që shijon momentin dhe të ik në rrugëtimin e saj. Dhe ia del me sukses. Kjo mënyrë e sjelljes, një ,,aventurë” që e nxjerr atë jasht asaj që është klishetike, s’do mend se do të rezultojë me një dramë, por që, në fund, efekti i dramës nuk është shkatërrimtar.
Përkundrazi, shndërrohet në një realtet me një të bukur brenda vetes.
Me një të bukur që të dridhmëron…
21. Ervin Doda!
Anja nje liber qe duhet lexuar me shpirt pasi ne kete roman  flitet per nje dashuri qe nuk mund ta shikoj syri por vetem shpirti. Anja eshte nje dashuri qe merr flake ku Antoni dhe Anja kuptohen pa fjale dhe nuk mjaftohen vetem me persosmerine por duke perfshire brenda dhe dobesine njerezore.
22. Sehit Beluli
“Mon Père personne importante”/ Babai im person i rendesishem. Per personazhin kryesor te romanit  “ANJA” do te zgjidhja keto fjale te shprehura nga vete i biri , per te portretizuar figuren e spikatur te Anton Hiles , si nje  personazh i permbushur me te gjitha virtytet njerezore : si ato te jetes intelektuale , profesionale , shoqerore , humane e miqesore.
Autori i romanit  “ANJA” z.Prenci Ahmet na sjell ne duar nje liber me vlera qe ja kalon fames ne rang kombetar, sjell ne levrim te historise pontecialin e larte te inteligjences shqiptare ku me dy personazhe perfaqeson themelin e lirise ,  kultures dhe moralit te shendoshe tek shqiptaret , duke hedhur drite edhe tej larg neper antikitet te traditave , riteve  e zakoneve iliro pellazge te peraferta keto njesoj si tradita dhe kultura e antikitetit Hebre….shih fq – 40.
Personazhi Anton Hila duke jetuar edhe periudhen e postkomuniznit ne detyra te larta e vepra te rendesishme hidro-energjitike nxjer ne pah edhe paradokset e idealist komunist per menyren se si e trajtonin familjen shqiptare pushtetaret e atehershem me slloganin “perça e sundo” te diktatorit….. shih fq – 101. Duke u thelluar ne leximin e librit dashuria eshte baza qe ruan konturet e saj magjik ne të.
Puthja eshte magjia e dashurise qe zbulon emocionet.
Dashuria dhe renia e plote ne prehrin e saj , me puthje plot pasion erotik e ben me terheqes kete liber kaq te mire-punuar dhe redaktuar bukur nga z Shefqet Meko , duke na e sjelle te gjalle deri ne dore te ne lexuesve.
Puthja nuk mbyll shtigje por hap dy qiej dhe krijon nje univers te bukur te pa ane e fund , plot shkelqim e miresi – thote autori i futur thelle ne mendjen e personazhit misterioz , por mjaft inteligjent… shih fq – 159-185.
Anja kjo femer Parisiene gjysem shqiptare e gjysem franceze e me nje gen te larget irlandezie eshte nje gershetim gjaku hyjnor dhe nje komplentim vlerash e traditash , mes tradicionales dhe modernes , shpalosest me nje karakter te forte e te vendosur si dhe korrekte ne ate çka don te dhuroje e ne ate çka don te marre.
Del nje perfeksionim vlerash e karakteresh , passionesh e deshirash nga ku u ngjiz nje dashuri qe nuk u shua kurre,fryt i se ciles ishte dhe trashegimtari aq shume i deshiruar prej te dyve.
Kjo dashuri e madhe u be edhe motivi per te mbijetuar kohes , “Dashuri parajse” mendonte Anja dhe Antoni , dashuri parajse , nje filozofi mbi filozofi qe i ka rrenjet tek Ndjenja.
Dashuri qe do te mbijetonte kohes sepse ngjizi ne dy Krijesa te veçanta prer per njeri tjetrin ne mendime veprime e sjellje… shih fq – 197.
Anja  kjo femer moderne qe e çmonte kohen , privatesine dhe projektet njerezore kishte perball Antonin njeriun e veprave te medhaja , te urtin,plot kulture dhe miresjellje ndaj femres jetes e kohes ne teresi. Gjithashtu aty mer vlere , shkelqen , ka kuptim dhe madheshti nje dashuri gati-gati hyjnore , si ne legjenda , por jooo – ishte nje realitet i bukur  dhe i mire ruajtur nga keta dy kolose te kultures shqiptare , qe dinjitetin e ruanin ne menyre reciproke , plot kujdes , duke i dhene rendesi konceptit te sakrifices per Familje. Sakrifice te cilen Anja e ruajti deri ne fund me dinjitet…shih fq – 202 , 295-296.
Ky liber Perle i punuar e redaktuar me mjeshtri nga duart dhe mendja e arte e autorit Ahmet Prenci nga sot ze nje vend te veçante ne mendjen time , ne Biblioteken time familjare dhe jam i sigurt qe eshte nje prurje e re e mjaft e bukur ne rrafshin kombetar. Urime poet e shkrimtar Ahmet Prenci dhe suksese ne krijimtari te tjera.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular