BallinaSportLajmi tronditës/Maradonën mund ta nxjerrin nga varri, zbulohet letra që la pas

Lajmi tronditës/Maradonën mund ta nxjerrin nga varri, zbulohet letra që la pas

Edhe pas vdekjes, asgjë nuk vijon e qetë për Maradonën. Pak kohë pas ndarjes nga jeta nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos varrosej, por të balsamosej.

Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi ëshstë zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vdekjes, turpi i tij të balsamoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.

Tabloidi britanik “The Sun”, ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.Mario Baudry, avokati i Veronica Ojeda, përshkroi idenë e zhvarrosjes së trupit nga varrezat Bella Vista pranë Buenos Aires.

“Plani është të krijojmë një mauzoleum që të vizitohet nga tifozët. Ishte diçka që Maradona kishte diskutuar gjithashtu me vëllezërit e tij. Propozimi që kemi është serioz, konkret dhe me shpenzimet e mbuluara, por në fund të fundit do të ishte përgjegjësi e federatës së futbollit”.

Maradona, kampion bote me Argjentinën në Botërorin 1986, ndërroi jetë më 25 nëntor pas një ataku kardiak, disa javë pas operacionit në kokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular