BallinaAktualitet"Lotët" për Thomain, mall i Rilindjes për diktatorin", aktivisti: Për 1lt qumësht...

“Lotët” për Thomain, mall i Rilindjes për diktatorin”, aktivisti: Për 1lt qumësht radhë në 3 të mëngjesit, ishte fat nëse….

Nga Kastriot Çipi

Është qyrravitur e gjithë qeveria, bashkë me deputetët e qarkut Fier, se ka vdekur dordoleci i Enverit në krye të Bujqësisë, në periudhën më të errët: 1975-1989.

Para Luftës II Botërore, ky vend kishte 1 milion banorë dhe 3 milion dele. Në 1989, kjo lejfenia e la Shqipërinë me 3 milion banorë dhe 1 milion dele. Që të blije një litër qumësht, duhej të zije radhën në ora 3 të mëngjesit. Po të kishe fat, mund të blije edhe një litër kos.

Çdo familje mund të merrte maksimumi dy kile mish në muaj (një kile çdo dy javë), ndërsa dy javët e tjera të muajit i takonte një herë pulë dhe tjetrën gjysmë kile sallam ose mish i grirë.

Vaji i ullirit u zhduk. Një herë në muaj familjes i takonte një litër vaj “sallate”, shpikja socialiste e vajit të lulediellit 90%, të “pasuruar” me vaj ulliri 10%.

Vetëm buka nuk ishte me racion. Çdo ushqim tjetër ishte ose me racion, ose thjesht mungonte.

Shqiptarët e mbërritur në portin e Barit, në mars 1991, dukeshin si të mbijetuar të kampeve naziste të shfarosjes në masë.

Gjithçka pasojë e “kolektivizimit total” të bujqësisë e blegtorisë, që kjo analfabete zbatoi në vitet ’80.

Ju që “qani” sot, nuk ju plasi fare për Themien e Thomait. Juve ju dogji malli për diktatorin!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular