BallinaKronikePo luante bilardo me miqtë në lokal, djali i mori pistoletën nga...

Po luante bilardo me miqtë në lokal, djali i mori pistoletën nga çanta dhe e qëlloi…. Plumbi fatal i merr jetën policit

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një efektiv i FNSH-së mbeti i vrarë, pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetarja Dorjana Bezat raporton se punonjësi i policisë, 39 vjeçari me inicialet R.Bicerri, ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. Bezat raporton se ka qenë vetëm një e shtënë.

Fill pas ngjarjes së rëndë, dëshmitarët kanë njoftuar policinë. Edhe punonjës të prokurorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, që të birit i kanë ofruar dhe psikolog, për shkak të traumës që ka pësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular