BallinaKronikePolicia arreston shqiptarin ndërsa priste autobusin, çfarë kishte fshehur

Policia arreston shqiptarin ndërsa priste autobusin, çfarë kishte fshehur

Policia italiane në Romë ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte me vetë 5 kilogram hashash. Sipas mediave italiane, policia vuri re shqiptarin teksa priste në një stacion autobusi për tu larguar nga kryeqyteti italian.

Pas dyshimeve, ata vendosën ta ndalonin shqiptarin për kontroll. Atij iu gjet një biletë e rregullt udhëtimi dhe 5 kg drogë. Lëndën narkotike e kishte fshehur brenda një çante të madhe me veshje dhe e kishte ndarë në 9 pako.

Pas arrestimit, shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë italiane, ndërsa iu sekuestrua lënda narkotike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular