BallinaKronikeFOTO/Një person gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt,...

FOTO/Një person gjendet i masakruar dhe i prerë me thikë në fyt, policia jep detajet e para

Një person rreth te 40-ave është gjetur i shtrirë në tokë, pranë urës së Vishës, në afërsi të Himarës. Nga hetimet e para dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë (thikë) , si pasojë e një konflikti të çastit.

Bëhet e ditur se ky shtetas është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Burime për Top Channel mësojnë se ai ka qenë punëtor sezonal nga rrethet e tjera, por ende nuk është bërë e mundur identifikimi i tij.

Policia punon për zbardhjen, identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pamje të rënda/ Një person gjendet i masakruar dhe i prerë

Himarë/Informacion paraprakë

Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular