BallinaKryesoreDo t’i dhurojë veshkën një të panjohure, Valmiri: E mora vendim 1...

Do t’i dhurojë veshkën një të panjohure, Valmiri: E mora vendim 1 minutë pasi… (FOTO)

Një gjest shumë emocionuese ka ndodhur në Kosovë. Valmir Aliçka ka vendosur të dhurojë veshkën e tij për një paciente që vuan nga një sëmundje e rëndë. Valmiri u njoh me rastin e Nazlije Sherifit, vajzës 19-vjeçare që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Ajo duhet të marrë një veshkë të re për të shpëtuar, ndërsa ky operim kushton 200 mijë euro. Familja e saj, po mundohet që të mbledhë shifrën e parave, ndërsa Valmiri është gati të dhurojë veshkën e tij.

Ai nuk ka njohje personale me Nazlije Sherifin, por thjeshtë nga zemërgjerësia e tij e bëri këtë gjest. Momentalisht, pritet që Valmiri të kryejë analizat që të kuptohet nëse veshka e tij i përshtatet turpit të Nazlijes.

Valmiri ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipërua Live” së bashku me të vëllain e 19-vjeçares, Ilir Sherifi.

Ariçka tha se e ka parë postimin e familjarëve të Nazlijes në orën një të natës dhe menjëherë ka marrë në telefon familjarët.

Historia e jashtëzakonshme/ Do t’i dhurojë veshkën një

“Ishte ora një e natës kur kam parë postimin e familjarëve në rrjetet sociale. Një minutë më pas kam marrë në telefon familjarët. Unë kam një vajzë 6 vjeçe dhe e bëra si për vajzën time”, tha ai.

Valmiri shtoi se nuk e mendoi gjatë vendimin e tij si dhe nuk është konsultuar me asnjë kur ka marrë një vendim kaq të rëndësishëm.

“Nuk jam konsultuar me asnjë person, e kam parë si obligim moral. Askush nuk e ka ditur, edhe familja ime e ka marrë vesh përmes mediave. Prindërit dhe tre vëllezërit e mi më kanë mbështetur. Më thanë që të mendoja edhe njëherë për vendimin, por unë do i qëndroj sërish vendimit tim”, tha ai.

Aliçka shtoi se kur e ka takuar 19-vjeçaren ka parë një shpresë në fytyrën e saj dhe tani lut Zotin që

Nuk ka,m folur në telefon me të, por e kam takuar të përputhet biopsia dhe ta kthej në jetë.

“Është shumë tip pozitiv, do të jetë motra ime gjithmonë, edhe pse nuk e kam biologjike”, tha Valmiri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular