BallinaKronikeE shkuara e errët e Elonës/Kush është vajza nga Durrësi, e vetmja...

E shkuara e errët e Elonës/Kush është vajza nga Durrësi, e vetmja e arrestuar për ekzekutimin e çiftit Pasho

Zbulohen detaje të reja nga arrestmi i shqiptares Elona Kalesha, 36 vjeçe, i vetmi person i akuzuar për momentin për vrasjen e fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Pasho në Itali.

Kalesha është arrestuar në Firenze ku jeton prej shumë vitesh e në kohën e ngjarjes ajo ka qënë e dashura e Taulant Pashos, djalit të Shpëtim e Teuta Pasho të cilët u zhdukën në të nëjtën ditë kur ai doli nga burgu më 2 nëntor 2015

Sipas mediave italiane Elona Kalesha me origjinë nga Durrësi ka precedentë penal me drejtësinë italiane për vjedhje e mashtrim.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër e ku kanë përfunduar shuma e madhe e parave që çifti Pasho kishte marrë me vete në Itali para se të zhdukej.

Sipas rrëfimit të vajzës së tyre Viktoria Pasho, babai Shpëtim Pasho për shkak të një aksidentit kishte marrë një rimbursim prej 85 mijë euro nga kompania e sigurimeve.

Rreth 45 mijë euro çiftit Pasho i kishte marrë me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali, 5 mijë euro ia kishin dhuruar Viktorias për blerjen e një automjeti e që nga zhdukja e tyre nuk dihet se ku kanë përfunduar 40 mijë eurot e tjera.

Për mediat italiane , 36 vjeçarja shqiptare pak ditë më parë do të shprehej se “ajo nuk ishte personi i fundit që ishte takuar me Shpëtim e Teuta Pasho në moshën 54 e 52 vjeç në momentin e zhdukjes më 2 nëntor 2015.

E shkuara e errët e Elonës/ Kush është vajza nga

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular