BallinaKryesoreHelidon Bushati drejtues politik në Shkodër, Bardhi: Një nga administratorët më të...

Helidon Bushati drejtues politik në Shkodër, Bardhi: Një nga administratorët më të mirë në PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka prezantuar sot në Shkodër, drejtuesit politik të këtij qarku, Helidon Bushatin.

Fjalën i pari e mori Bushati që falenderoi strukturat e PD-së që e ripropozuan në procesin përzgjedhës tregoi dhe objektivat.

‘Falenderoj strukturat e PD në Shkodër dhe kryetarin, Lulzim Basha. Puna jonë ka qenë e vazhdueshme, që më 25 prill të rikthejmë shpresën

Është një rikthim nga ana formale sepse unë në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Formalisht rikthehem në cilësinë e drejtuesit politik për të arritur objetkivat krejtësisht të arritshme. 7 shtatë deputetë në qarkun e Shkodrës është objektivi minimal për PD-në.  Një falenderim nga strukturat e PD-së në Shkodër që më ripropozuan në procesin përzgjedhës të kandidaturave” tha Bushati ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes.

Gjatë fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gjatë këtyre ditëve do të prezantohen edhe  drejtuesit e tjerë politikë për zgjedhjet e 25 qershorit, për 11 qarqet e tjera të vendit.

Do të jenë këta drejtues politikë që do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

‘Do të njiheni çdo ditë me drejtuesit e rinj të PD në të gjithë qarqet e Shqipërisë

Në PD nuk ka kurrë të përjashtuar, ka njerëz që i bashkohen çdo ditë e më shumë

Helidon Bushati është një nga administratorët më të mirë në PD’-tha Bardhi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular