BallinaKryesoreJa kush janë drejtuesit politik të PD-së në Shkodër dhe Fier

Ja kush janë drejtuesit politik të PD-së në Shkodër dhe Fier

Caktohen drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Fier. Burime nga selia e PD, bënë të ditur se Helidon Bushati do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Shkodër për fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Ndërkaq në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.

Përfaqësuesit politik do të jenë dhe udhëheqësit e listave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Prezantimi i Helidon Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Pritet që ditët në vijim, PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit.

Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës.

Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë.

Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular