BallinaAktualitet“Po flisja me babain që më ka vdekur” Rrëfimi tronditës i parukieres...

“Po flisja me babain që më ka vdekur” Rrëfimi tronditës i parukieres së njohur pasi u infektua me virusin: Kalova në botën tjetër

Parukierja dhe artisja e njohur e make upit Merita Merja ka rrëfyer së fundmi eksperiencën e saj të vështirë pas infektimit nga C OVID19.

Ajo tregoi se e mori virusin pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe me kalimin e kohës gjendja e saj u përkeqësua.

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.

“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo ndër të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular