BallinaAktualitetBashkia Kukësit rrit taksat, Haxhimali: S’ka transparencë, çdo rritje për biznesin shkarkohet...

Bashkia Kukësit rrit taksat, Haxhimali: S’ka transparencë, çdo rritje për biznesin shkarkohet tek qytetari

Bashkia e Kukësit ka vendosur rritjen e taksave. Kryetari Safet Gjici, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak propozoi rritjen e tarifave vendore për 2021, lajm ky që shkaktoi edhe qëndrime kundër këtij vendimi.

Drejtori i Shoqatës së Bashkive në Shqipëri, Agron Haxhimali i ftuar në Radari Informativ në “ABC” tha vendimi i Bashkisë nuk është transparent ndërsa theksoi se është detyrim ligjor që të realizohet një proces konsultimi.

“Sa i përket rastit të Bashkisë Kukës do të thoja që taksa e ndikimit në infrastrukturë është brenda hapësirës ligjore, por ajo që bën dallimin është se drafti përbën një rritje me 2%. Pra është çuar në 6 %.

Do të doja të dija argumentin e këtij vendimi, por nuk e kam materialin. Është detyrim ligjor të realizohet një proces konsultimi. Nuk di nëse e ka bërë, por kam parë që ka nevojë për një proces më transparent, pra duhet të binden qytetarët për arsyen e kësaj rritje. Të mos harrojmë që çdo rritje e taksave për biznesin do të shkarkohet tek qytetari”, tha ai.

Gjatë intervistës me gazetaren Jonida Shehu, tha se ky vendim nuk është bërë sipas tij në momentin e duhur referuar edhe situatës së pandemisë apo edhe për shkak të problemeve ekonomike.

Vendosja e taksës së përkohshme në Shqipëri ka qenë konfliktuale, pasi nuk ka një metodologji të qartë dhe kjo është një mangësi e ligjit. Pra nuk ka logjikë dhe nuk del qartë se cila është baza që do të taksohet. Të taksosh sistemin nëntokësor dhe mbitokësor të linjave të energjisë elektrike është pa sens.

Nuk kam ndeshur të tilla raste, në 25 vite punë, nuk kam parë që Bashkia të taksojë entin shtetëror OSHEE. Edhe po të shkojmë tek linjat e internetit ai mund ta vendosë atë taksë, por të mos harrojmë se faturën më pas e paguajnë qytetarët”, sqaroi ai.

Sakaq ai shtoi se linjat e interneti apo linjat e energjisë elektrike nuk mund të taksohen.

“Nuk e di nëse është miratuar, por di që janë draft-vendime dhe nuk kanë kaluar në Këshill. Uroj që kjo të bëhet më e qartë. Nuk mjafton që ne të miratojmë gjatësinë me çmimin e miratuar”, përfundon Haxhimali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular