BallinaLifestyleFëmijë, mos kini frikë, Babagjyshi i Vitit të Ri është vaksinuar!

Fëmijë, mos kini frikë, Babagjyshi i Vitit të Ri është vaksinuar!

Babagjyshi i Vitit të Ri do të jetë në gjendje të sigurojë dhurata për fëmijët që sillen mirë, pasi Anthony Fauci, zotëria ”Covid-19” i Shtëpisë së Bardhë ”udhëtoi” në Polin e Veriut për ta vaksinuar atë kundër koronavirusit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive dhe fytyra shkencore e pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, tha se e kishte vaksinuar personalisht plakun me mjekër të bardhë.

“Unë u kujdesa për këtë sepse kisha frikë se ti ishe i mërzitur”, iu përgjigj Fauci pyetjeve të fëmijëve të shqetësuar në një shfaqje televizive që synonte familjet që donin të dinin nëse a mund të hynte i sigurt Babagjyshi në çdo shtëpi më 25 dhjetor.

“Unë bëra udhëtimin në Polin e Veriut, shkova atje dhe e vaksinova vetë. Mata nivelin e imunitetit të tij dhe ai është gati të shkojë në çdo shtëpi”, tha imunologu.

 

 

“Ai mund të zbresë në oxhak dhe mund të lërë dhuratat … ju nuk keni nga çfarë të keni frikë”, u tha ai fëmijëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular