BallinaAktualitetI shkoi për ngushëllim pas vrasjes/Qazim Rasha zbardh bisedën me Ramën: Skam...

I shkoi për ngushëllim pas vrasjes/Qazim Rasha zbardh bisedën me Ramën: Skam nevojë për para! Ti vendos 700 pensione, por unë…

Babai i Klodian Rashës ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i shkoi për ngushëllim për vrasjen e djalit Klodian Rasha, nga një efektiv i forcave Shqiponja

Në një intervistë për Klan Plus, babai i të ndjeri tregon se ia ka bërë të qartë që në takimin e parë kryeministrit se pensioni që shteti do t’i caktonte do të shkonte për fëmijët në nevojë, sikurse edhe ndodhi.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

Babai i Klodianit: Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar.

Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit.

Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre.

Më tej ai ka hedhur poshtë deklarimet se djali i tij kishte armë me vete në momentin që ka dalë nga shtëpia.

“Thanë se ka dalë me armë, mua djali më ka vdek, por nëse do ishte gjallë do isha i gatshëm ta vrisja vetë. Dua të dali e vërteta për djalin tim që vdiq nga një makabritet, por jo që vdiq se ishte kriminel e doli për të vrarë policin.

Tradita e shqiptarit ka qenë kjo edhe hasmin ne e njoftonim dhe i vinim ballë për ballë. Tani burri të paralajmëron dhe të vret, por të vret si burrat. Kam besim se shteti do të bëjë punën që i takon për të bërë”, tha babai i Klodian Rashës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular