BallinaKronike“Mbështesim strategjinë për transparencën e Gjykatës Kushtetuese”, zbardhet takimi i kreut të...

“Mbështesim strategjinë për transparencën e Gjykatës Kushtetuese”, zbardhet takimi i kreut të OSBE me Vitore Tushën

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco, zhvilloi sot një takim për herë të parë, me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Në këtë takim Del Monaco u njoh nga afër dhe diskutoi për mundësinë e fuqizimit të bashkëpunimit mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri. Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

foto galeri foto galeri

Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt. Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular