BallinaUncategorizedNipi vrau me armë zjarri nusen e xhaxhait/ Nuk e dinte që...

Nipi vrau me armë zjarri nusen e xhaxhait/ Nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur

M. Zhjeqi, 23 vjeçar, ndodhet në paraburgim për shkak se dyshohet se vrau nga pakujdesia gruan e xhaxhait të tij, Sh.Zh. 58-vjeçare e cila u varros sot në Podujevë.

Gjykata Themelore e Prishtinës njofton se i “pandehuri M.ZH. dyshohet se me datë 20.12.2020 rreth orës 23.30 në Podujevë, nga pakujdesia kishte shkrepur armën e markës “Magnum” dhe në atë moment kishte pësuar lëndime anëtarja e familjes – tani e ndjera SH.ZH., e cila me datë 21.12.2020 nga plagët e marra ka ndërruar jetë në QKUK”.

Një version rreth vrasjes kanë dhënë edhe në Podujevë, në shtëpinë e viktimës.

Plumbi i vetëm që kishte mbetur në karikatorin e revoles dyshohet se ia mori jetën 58-vjeçares, pasi të dielën mbrëma 23-vjeçari kishte gjuajtur me revole me mendimin që brenda saj nuk ka plumba.

“Djali që e ka vra është nipi i burrit të gruas që ka vdek. E ka nxjerrë revolen, me mendimin që ia ka hjek plumbat, një plumb ka mbetur në karikator, ai nuk ka gjuajt me e vra, po ai ka gjuajt veç që i ka hjek plumbat e që gjithmonë mbet një në karikator”, tha fqinji për Gazetën Express.

Ai tha se rasti ka ndodhur të dielën mbrëma në afërsi të odës së familjes Zhjeqi, pasi sipas tij familjet e kalojnë shumë mirë me njëra-tjetrën dhe kalojnë kohë bashkë në odë.

“Këta janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e kalojnë shumë mirë nuk kanë pas asnjë telashe. Gruan e kanë dërgu të gjallë në spital, më pas ju ka keqësu gjendja dhe ka vdekur”, tha ai më tej.

Sipas tij, më pas gruaja ka pësuar sulm në zemër.

“Tani mjekët kanë thënë se nga plumbi s’ka mujt me vdek dhe sipas informacioneve të para paska pas sulm në zemër”, përfundoi ai.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular