BallinaLifestyleSaimiri tregon arsyen e vërtetë pse e largoi Vivienin: U shfaq si...

Saimiri tregon arsyen e vërtetë pse e largoi Vivienin: U shfaq si Shën Maria këtu, por…

Të hënën në “Love Story”, Saimiri zgjodhi të eliminonte Vivienin. Dyshja patën dhe një debat të ashpër në studio, i cili u pa si arsyeja e vendimit të Princit Modern.

Megjithatë, në “Daily Love Story” Saimiri ka treguar se e ka larguar Vivienin pasi ajo nuk ishte vetëvetja dhe jo për shkak të debatit.

“Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Arsyet nuk mund t’i tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjn sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.

Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivien sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat”, është shprehur ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular