BallinaBotaShkencëtarët britanikë: Versioni i ri i Covid-19 i prek më shumë fëmijët

Shkencëtarët britanikë: Versioni i ri i Covid-19 i prek më shumë fëmijët

Shkencëtarët britanikë thonë se lloji i ri i Covid-19 transmetohet më shpejt dhe mund t’i prekë fëmijët më shumë se variantet e tjera. Shkencëtarët nga Grupi Këshillues NERVTAG thonë se tani janë “shumë të sigurt” që varianti i ri i koronavirusit është më infektues se të tjerët.

Sipas NERVTAG, versioni i ri, i cili besohet të ketë origjinën në Anglinë juglindore, mund të jetë rreth 71% më i transmetueshëm se variantet e tjera.

“Që nga e Premtja e kaluar, ne menduam se kishim besim të moderuar sepse të dhënat po vinin, por disa nga analizat u bënë shumë shpejt”, tha Peter Horby, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG një konferencë virtuale për shtyp të hënën.

“Tani kemi besim se ky variant ka një avantazh të transmetimit krahasuar me variante të tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Britani”, shtoi ai.

Duke folur së bashku me Horby, profesori Neil Ferguson nga Imperial College London vuri në dukje se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, krahasuar me llojet e mëparshme. Por ai paralajmëroi se  “nuk kemi krijuar asnjë lloj shkakësie mbi këtë, por ne mund ta shohim atë në të dhëna”, shtoi ai.

Një tjetër anëtare e NERVTAG, Wendy Barclay, kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, tha se llojet e mëparshme të virusit mund ta kenë pasur më të vështirë për për t’u futur në qelizat njerëzore duke përdorur një receptor të quajtur ACE2.

Të rriturit, të cilët kanë këtë receptor në hundë dhe në fyt, janë “shënjestra të lehta” në krahasim me fëmijët. Por nën këtë hipotezë, një virus që mund të përdorë më lehtë këtë receptor për të hyrë në qeliza mund t’i bëjë fëmijët po aq të ndjeshëm ndaj virusit sa të rriturit, tha ajo. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular