BallinaIntervista“Siguria kombëtare po cenohet seriozisht”- Presidenti Meta ngre alarmin: Me afrimin e...

“Siguria kombëtare po cenohet seriozisht”- Presidenti Meta ngre alarmin: Me afrimin e zgjedhjeve, grupet kriminale po…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ngre alarmin kur deklaron se me afrimin e zgjedhjeve por rritet sipërfaqja me kanabis dhe aktivitetet e grupeve kriminale. Siguria kombëtare po cenohet seriozisht thekson kreu i shtetit.

Duke u ndalur tek Gjykata Kushtetuese, Presidenti thekson se mazhoranca e ka bllokuar qëllimisht procesin nëpërmjet KED-së.

Pjesë nga intervista për Fax News:

-Kemi ambasadoren amerikane dhe atë të Bashkimit Europian, të cilët këmbëngulin që Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda dhjetorit. Si është e vërteta?

Presidenti Meta: Kush përfitoi më shumë se tre vjet nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese? A e patë Ju, çfarë ndodhi në Kosovë?

Gjykata Kushtetuese u shpreh, qeveria është e paligjshme.

Një Gjykatë Kushtetuese e këtyre standardeve, pa dyshim që, duhet të kishte thënë me kohë, që ky është një Parlament jo kushtetues, këta deputet që kanë hyrë janë jo kushtetues.

Edhe, që shumica e PPP-ve me miliarda euro gjatë këtyre dy viteve, që kanë kaluar pa Gjykatë Kushtetuese, janë gjithashtu anti-kushtetuese edhe në kundërshti me interesin publik.

Mendoj që edhe Komisioni i Venecias, e ka sqaruar shumë qartë në të kaluar këtë debat, që përgjegjësia ka qenë e njerëzve të maxhorancës në krye të KED-së, edhe në krye të vet Parlamentit.

Bllokimi sistematik që maxhoranca i ka bërë KED-ve, vit pas viti.

Është e qartë, që në gjithë këtë histori i vetmi institucion gjithashtu, dhe i vetmi person, sepse përveç angazhimit tim për më shumë se tre vitesh si President dhe në angazhimin e mëparshëm si Kryetari i Kuvendit, ka qenë pikërisht për të parandaluar një situatë të tillë që vendi të ngelej pa Gjykatë Kushtetuese. Këtë e dinë të gjithë aktorët e tjerë dhe bashkëfajtorët, se përse  pse jemi në këtë situatë.

Presidenti, gjithmonë ka qenë kryesori që ka kërkuar bashkëpunim.

Dihen veprimet e tyre të njëanshme, vetëm me një qëllim , për kapjen e Gjykatës Kushtetues, siç kanë bërë me institucionet e tjera të drejtësisë.

– Sipas  Zërit të Amerikës, apo sipas statistikave të Bashkimit Europian, Italia,  ka kryer mbi 1970 orë fluturime në territorin Shqiptar. Për çudi janë 1970 parcela dhe mbi 25 % më shumë sesa vitet e kaluara me bimë narkotike, edhe pse kishim një ministër Gjeneral.

Presidenti Meta: Fakti që jemi në një vit elektoral, është për të mos kërkuar edhe shumë angazhim në këtë drejtim. Dihet se sa herë ka pasur periudha elektorale janë rritur sipërfaqet e kultivuara me lëndë narkotike. Por,  janë rritur dhe aktivitet e tjera të grupeve kriminale për fat të keq.

Ky konstatim, që erdhi edhe nga Organizata së Kombeve të Bashkuara, që cilëson Shqipërinë si burim kryesor në Europë, për kanabisin edhe për trafiqet, janë të përsëritura tashmë, janë solide dhe kuptohet është mungesa totale e vullnetit politik, për t’i luftuar këto fenomene.

Dhe, akoma më keq është loja politike, për t’i përdorur aktivitete të tilla kriminale në interes të deformimit të proceseve zgjedhore, apo të favoreve, për të tërhequr këto grupe në përpjekjen për të mbajtur me pahir pushtetin.

-Po ta shikosh kur themi partia në pushtet gjithmonë kemi parasysh Partinë Socialiste, por i gjithë ky shtim rrënjësh kanabisi është shoqëruar edhe me një zinxhir vrasjesh. Madje vrasjet janë aq të lidhura me njëra tjetrën, janë aq seriale, sa ne trembemi si qytetar.  A  është cenuar siguria?

Presidenti Meta: Pa asnjë dyshim që siguria kombëtare është cenuar seriozisht. Sa më shumë të rriten fenomenet kriminale, sa më shumë të rritet fenomeni i pastrimit të parave, sa më shumë të minohet klima e konkurrencës dhe e demotivimit të atyre që bëjnë biznes të ndershëm e të shëndetshëm, aq edhe më shumë probleme do ketë edhe me sigurinë kombëtare.

Po edhe për sa i takon ekonomisë kombëtare, pasi kuptohet në një situatë të tillë demotivohen të gjithë investitorët seriozë vendas, apo të huaj.

Natyrisht që ky është një inkurajim vetëm për grupimet kriminale, të cilat kërkojnë të dominojnë në çdo aspekt, në tregëti, në ndërtime, në çdo investim.

Në këtë mënyrë shohim se si rriten kostot e qytetarëve, rriten çmimet edhe të ndërtimeve edhe të gjithçkaje tjetër.

Kuptohet, kjo i kthen të gjitha bizneset në nënkontraktor të nënkontraktorëve. Pra, të gjithë punojnë për shumë pak njerëz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular