BallinaKryesoreS'kanë fund skandalet për Blatter, akuzohet për 460 mln euro. FIFA padit...

S’kanë fund skandalet për Blatter, akuzohet për 460 mln euro. FIFA padit ish-Presidentin e saj

Bëhet fjalë për gjysmë miliardë euro. FIFA ka paditur ish-Presidentin e saj Josepp Blater. Bëhet fjalë për parregullsi në lidhje me muzeun e ndodhur në shtëpinë e qeverisë së futbollit botëror që ndodhet në Zyrih. Kontrata të dyshimta që kanë sjellë një humbje miliona euroshe.

FIFA reagoi dje duke thënë se: “Padia do të bëhet për projektin e hartuar nga Blater kur ishte president i FIFA-s. Bëhet fjalë për 500 milion franga zvicerane”, që në euro llogariten me 460 milionë. Avokati i Blaterit, Lorenz Erni, i cilëson këto akuza si të pabaza. Muzeu në Zyrih ishte në kohën kur Blater ishte president në vitet 1998-2015, një nga projektet më të dashura të ish-presidentit. Por që nga hapja në 2016-ën, atëherë kur Blater u largua dhe deri tani, muzeu po i shkakton FIFA-s humbje të mëdha parash.

Ish-presidenti Blater kishte inves- tuar vetëm për rinovimin e muzeut plot 129 milionë euro. Këto nuk i përkisnin fare organizatës në atë kohë. “Bild” shkruan se kontrata e kësaj qiraje ishte e pavlefshme dhe që do t’i kushtojë FIFA-s 360 milionë euro deri në vitin 2045, atëherë kur mbaron marrëveshja.

Blater dhe disa zyrtarë të tjerë mendohen të jenë përfshirë direkt në këtë skandal. Organizata e futbollit botëro duket se nuk po shpëton nga skandalet me drejtuesit e saj të lartë. Kujtojmë që presidenti i tanishëm, Xhani Infantino është akuzuar për një takim të dyshimtë me ish-avokatin e popullit, Mikael Lauber. Bëhet fjalë për aviona privatë të Infantinos. Skandali me Blaterin nuk është diçka e re pasi ai është ende nën
akuzë për dhënien e 2 milionë eurove për Mishel Platinin në kohën kur ai ishte president i UEFA-s.

Kjo ishte edhe arsyeja përse Platini dhe Blater u pezulluan për një kohë të gjatë në vitin 2015. Nëse akuzat ndaj ish-presidentit të FIFA-s do të vërtetoheshin, atëherë ai rrezikon burgun për një kohë të gjatë. Gjithsesi, hetimet sapo kanë nisur dhe priten të mbarojnë pas disa muajsh ndoshta dhe vitesh.

Prokuroria zvicerane mësohet të ketë shkuar në selinë e qeverisë së futbollit botëror për të marrë disa dosje të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje ku miliona euro po zhduken përditë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular